Rozë

Kush është partneri i Luanës?

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 25 October 2017

Fytyra e Luanës është e dëshiruar në televizion dhe sapo kalojnë orët ajo thith më shumë audiencë.

Ndërsa publiku ishte mësuar për më shumë se 10 vjet në bashkëprezantimin e Marinës me Manushin, tashmë do të ketë një qasje të re.

Manushi, pasi të prezantojë të hënën “Procesin Sportiv, ku ka mbetur “beqar”, do të duhet të zhvendoset në studion ngjitur ku do të takojë një prej motrave Vjollca, të shtunën në mbrëmjen, në programin më të ri në Top Channel.

-Advertisement-

Por duket se Manushi nuk do të jetë i vetmi partner i Luanës, pasi Top Channel ka “thirrur sërish në apel” një prej “gangsterëve” të humorit, Gent Hazizin.

Top Channel ndërkohë paralajmëron nisjen e një prej programeve më të mira të këtij edicioni, që pritet të ketë edhe audiencën më të madhe të fundjavës. Nën drejtimin e Luana Vjollcës, “Shiko kush luan” të shtunën, ora 20:50 në Top Channel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera