Ekonomi

Kush është Naim Maloku i zgjedhuri i Qeverisë për ta shpëtuar Telekomin?

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 06 March 2020

Naim Maloku, të premten u emërua nga qeveria e Kosovës kryetar i bordit të përkohshëm të Telekomit të Kosovës.

Në krye të ndërmarrjes e cila është në prag të falimentimit e ku Vetëvendosje në vazhdimësi kishte kritika të shumta Qeveria Kurti ka përzgjedhur pikërisht një ekspert të afërt me partinë e kreut të ekzekutivit, shkruan gazeta inFokus.

Maloku gjatë gjithë kohës Vetëvendosje akuzonte partitë në pushtet për falimentimin e ndërmarrjes dikur më profitabile, në cilësinë e ekspertit ka qenë në linja të njëjta me qëndrimet e kësaj partie ndaj menaxhmentit dhe bordit të kaluar të Telekomit.

-Advertisement-

Ai ishte thirrur edhe si ekspert dëshmitar në komisionin e famshëm parlamentar për të dëshmuar kundër kontratës së Telekomit me Z-Mobile shkruan gazeta inFokus.

Maloku vitin e kaluar, ka dëshmuar para komisionit parlamentar se kontrata me “Z Mobile” ka bërë që vetëm njëra palë të maksimizojë fitimin, e që në këtë rast është “Z Mobile”.

Ai pati thënë se telefonia mobile ka pasur qysh në fillim defekte të mëdha, pasi që qendra ka qenë në Monako ndërsa situata në Telekom sipas tij nuk lidhet vetëm me një kontratë, por lidhet komplet me procesin e menaxhimit, që nga fillimi e deri sot./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera