Lajme

Kush është Milazim Salijaj, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 28 January 2021

Milazim Salijaj është kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Salijaj i cili vjen nga Komuna e Kaçanikut ka mbaruar studimet për Hidroteknikë në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka mbaruar studimet në Kolegjin ESLG në drejtimin Menaxhimi i Patundshmërive me Infrastrukturë.

Ai punoi si gjeodet në Kuvendin Komunal në Kaçanik, në sektorin e Kadastrit deri në vitin 2004, pastaj punoi në N.SH “ Gjeoprojekt “ si pjesë e sektorit privat të Kadastrit si gjeodet i licencuar; ekspert Gjyqesor në lëmin e kadastrit dhe të gjeodezisë, tani menagjon N.SH ” GjeoProjekt” me seli në Kaçanik.

-Advertisement-

Aktualisht ai është kryetar i Shoqatës së Gjeodeteve për regjionin e Ferizajit si dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Gjeodeteve të Kosovës.
Salijaj premton që nëse arrin të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës do të përqendrohet në rregullimin e çështjeve kadastrale dhe pronësore, planifikimin urban dhe hapësinor, si dhe në ruajtjen e ambientit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera