Rozë

Kush është më xheloz, ajo apo Ramushi? Flet Anita Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 04 October 2022

Prezantuesja shqiptare, Anita Muçaj Haradinaj, është bërë tashmë pjesë e spektaklit “Dance With Me”.

Ajo po vazhdon të befasojë jurinë me paraqitjen, ndërkohë që këtë kohë ka marrë komplimente të shumta për energjinë dhe pozitivitetin që përcjell.

Derisa ditë më parë u pyet se si e lejoi bashkëshorti të marrë pjesë në një shou të tillë, spikerja e lajmeve këtë herë e potencoi sërish se nuk është xheloz.

-Advertisement-

Në puntatën e radhës të “Dance With Me”, Haradinaj tha që partneri i saj, politikani Ramush Haradinaj, nuk është i tillë pasi po të ishte nuk do ta prekte këtë skenë.

“Po të ishte ai xheloz unë nuk do të isha këtu dhe po të isha unë xheloze nuk do ia kisha dhënë gjithë jetën atij, kështu që bëje balansin vetë tani”, shtoi biondja.

Çifti ndërkaq janë të martuar prej shumë vitesh dhe kanë bashkë tre fëmijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera