Fokus

Kush është më i pasur Albin Kurti apo Avdullah Hoti?

Autori: Halil Berisha 16:29 | 06 August 2020

Për pak muaj, njëherë Kosova u menaxhua nga një Kryeministër e më pas nga një tjetër, ani se vendi përballej me pandeminë e COVID-19.

Fillimisht ishte kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti e më pas nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, shkruan gazeta Infokus.

Por, asnjëri nga këta nuk njihen për jetën luksoze.

-Advertisement-

Megjithatë, cili është më i pasur Albin Kurti apo Avdullah Hoti.

Në deklarimet e pasurisë për vitin e fundit që i ka publikuar Agjencia Kundër Korrupsion, Albin Kurti nuk ka deklaruar banesë e as shtëpi të tij.

Ai ka thënë që jeton në apartament me qira.

Megjithatë, aty të deklaruar e ka një apartament të bashkëshortes prej 67 metrash katror me vlerë prej 400 mijë euro, shkruan gazeta Infokus.

Ndërsa, Avdullah Hoti, ka deklaruar një banesë po aq të madhe me pronësi të përbashkët me vlerë prej 68 mijë eurosh.

Në fakt, Hoti ka deklaruar edhe dy banesa të tjera me pronësi të përbashkët, një në vlerë prej 60 mijë euro e një tjetër në vlerë prej 105 mijë euro, shkruan gazeta Infokus.

Pasuri të luajtshme nuk kanë deklaruar as njëri e as tjetri.

Ndërsa para të gatshme, Albin Kurti i ka deklaruar 934 euro e 38 cent në bankë, ndërsa bashkëshortja 9 mijë e 650 euro e 39 cent në një bankë në Oslo të Norvegjisë.

Avdullah Hoti në tjetrën anë ka deklaruar para në pronësi të tij në dy banka, në njërën 1 mijë e 926 euro e 89 cent, ndërsa në tjetrën 1 mijë e 904 euro e 73 cent, shkruan gazeta Infokus.

Bashkëshortja e Hotit në bankë ka 1 mijë e 311 euro e 30 cent, ndërsa kanë edhe dy xhirollogari në emër të fëmijëve ku janë 677.83 euro dhe 695.84.

Albin Kurti nuk ka kredi megjithatë bashkëshortja e tij për të blerë apartamentin ka marrë kredi në Oslo prej 242 mijë e 224 euro e 83 cent për 25 vite, shkruan gazeta Infokus.

Ndërsa, detyrimet e Hotit janë të përbashkëta me bashkëshorten, njëra 5 mijë euro si hua nga një person fizik, ndërsa tjetra 16 mijë e 325 euro e 23 cent si kredi për të blerë banesën.

Të hyra vjetore, Kurti ka marrë prej 19 mijë e 40 euro e 78 cent nga Kuvendi i Koosvës, ndërsa bashkëshortja në Oslo të Norvegjisë ka marrë 46 mijë e 880 euro.

E Avdullah Hoti të hyra vjetore ka 17,814.60 nga Kuvendi i Kosovës ndërsa 8 mijë e 100 euro si pagë për angazhim për vit akademik në Kolegjin Dardania.

Bashkëshorja e Hotit ka pagë prej 6 mijë e 811 euro e 80 cent nga KGJ, shkruan gazeta Infokus.

Megjithatë, të hyra tjera për Hotin janë 2 mijë e 730 euro nga qiraja e banesës, 1 mijë e 326 euro e 60 cent nga mëditjet për udhëtim nga Kuvendi i Kosovës.

Pagë sekondare nga Universiteti i Prishtinës prej 11 mijë e 314 euro e 2 cent ndërsa ka marrë edhe 694 euro e 4 cent nga honorarët për monitorim të studentëve në doktoratura në Universitetin “St Kliment Ohridsk”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera