Kush është Marta/ 30-vjeçarja seksi e fejuara e re e Silvio Berluskonit
Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 05 March 2020
Fotot që tregonin Silvio Berluskonin me Marta Fascina në Zvicër, të publikuara nga Diva dhe Donna janë pasuar nga një komunikatë për shtyp që ka zyrtarizuar ndarjen e ish kryeministrit italian me Francesca Pascale.
Ja kush është Fascina, deputetja e Forza Italias, 30 vjeç me një të shkuar në zyrën e shtypit të Milanit. Një scoop i Diva dhe Donna ka zbuluar frekuentimin mes Silvio Berluskonit dhe Marta Fascina, deputete e Forza Italia që rezulton të jetë e fejuara e re e Berluskonit.
Marta Antonia Fascina, ka lindur në Melito të Porto Salvo, në provincën e Reggio Calabrias, në 9 janar 1990( pra është 5 vjet më e re se Pascale), por është rritur në Portici, në provincën e Napolit. Në zgjedhjet politike në 2008 ajo është zgjedhur në Dhomën e Deputetëve, me proporcional në listën e Forza Italia.
E diplomuar në Filozofi në universitetin La Sapienza të Romës, ajo ka punuar në zyrën e shtypit të Milanit dhe më pas në fondacionin Milan. Duket që ka qenë pikërisht Adriano Galliani që e ka futur në ‘Botën’ e Berluskonit. Në profilin e saj në Instagram Martina publikon pak foto të sajat, shumë postime të tjera i ka për Berluskonin dhe piolitikën e tij.
Prej muajsh të dy kalojnë shumë kohë në vilën e Berluskonit në Arcore. Zërat për një flirt mes të dy qarkullonin prej kohësh, aq sa vetë Pascale kishte komentuar situatën për Novella 2000: ’E pazakontë? Jo për Silvion, që punon gjithmonë dhe që prej kohësh i ka bashkëpunëtorët e tij në shtëpi.
Silvio fle gjithmonë tek unë, në shtëpinë ku unë jetoj. Nëse zbuloj që në këtë histori ka diçka të vërtetë, mes meje dhe Presidentit do të përfundonte gjithçka’. Mes të dyve në fakt gjithçka përfundoi kur Berluskoni dhe Fascina u fotografuan në Zvicër, gjatë një udhëtimi relaksues në Grand Resort të Bad Ragaz në Canton San Gallo.
Kjo është komunikata për shtyp që zyrtarizon ndarjen mes Berlusconit dhe Pascale: Pas artikullit të Diva dhe Donna të publikuar këtë mëngjes kanë shpërthyer thashethemet për Presidentin Silvio Berlusconi dhe zonjën Francesca Pascale.
Prandaj na duket e përshtatshme të konfirmojmë se një marrëdhënie miqësie e vërtetë vazhdon të ekzistojë mes Silvio Berlusconit dhe Francesca Pascale, por që nuk ka më asnjë lidhje sentimentale mes çiftit. Francesca Pascale dhe Silvio Berlusconi u njohën në 2006, por shpallën lidhjen e tyre në 2012, tani mbas shumë vitesh vjen ndarja mes tyre.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...