Rozë

Kush është këngëtari shqiptar që akuzohet për prostitucion?

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 23 October 2017

Përpos jetës profesionale, këngëtari i njohur shqiptar Gjergj Leka i ftuar në “Thumb” ka folur edhe për jetën e tij private dhe marrëdhënien me vajzën e tij.

I pyetur nëse ja prezanton vajzës partneret e tij, kompozitori u shpreh se ai të paktën i mban mend personat me të cilët ka ndenjur dhe ka shkuar, ndryshe nga shumë të tjerë që i kanë harruar.

“Ujku ka namin, çakalli bën kërdinë. Sepse unë i di me emra, me mbiemra personat që kam ndenjur dhe kam shkuar në një kohë që shumë të tjerë kanë harruar edhe fytyrat e tyre aq shumë kanë.

-Advertisement-

Mendoj se jam shumë krenar për këtë dhe me namin që kam. Unë dola shumë i ri në skenë dhe më vunë 100 damka.

Letrat anonime në Ministri të Brendshme thonë akoma që unë merrem me prostitucion e armë, llogarite çfarë populli jemi”, u shpreh Gjergj Leka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera