Kush është Karl Gega, emri i preferuar i Albin Kurtit për hekurudhën Prizren-Durrës?

Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 21 April 2022
Kryeministri, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri, përmendi të arriturat e inxhinierit të ndjerë, Karl Gega, për të cilin tha, se vendit tonë i duhet një ekspertizë teknike si ajo e tij për hekurudhën Prizren-Durrës.
Ai i bëri thirrjes qeverisë dhe investitorëve austriakë t’i bashkëngjiten Kosovës në ndërtimin e kësaj hekurudhe, dhe madje tha se “pse jo mos ta emërojmë hekurudhën me emrin e tij, Karl Gega”.
Por kush është Karl Gega?
Carl Ritter von Ghega, me origjinë shqiptare lindi më 10 janar të vitit 1802 në Venedik dhe vdiq më 14 mars të vitit 1860 në Vjenë të Austrisë. Të parët e Karlit kishin mërguar në Venedik së bashku me shumë bashkatdhetarë të ikur nga Shqipëria Veriore, pas pushtimit osman. Gega ishte inxhinier e ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri.
Ai studioi në Padova të Italisë, ku në moshën 17 vjeçare e mori titullin “Doktor i shkencave matematikore”. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik. Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.
Në vitin 1842 Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë. Pas kthimit të tij nga Amerika u ngarkua me planifikimin dhe ndërtimin e hekurudhës në drejtim të jugut, nga Mürzzushlag, nëpër Grac dhe prej aty deri në Trieste.
Ai më vitin 1844 mbaroi planin, i cili parashihte kalimin e malit pa rrota me dhëmbë apo litarë por me lokomotiva normale. Para se të vendosej për ndërtimin e hekurudhës, Gega nisi me konstruksionin e një lokomotive, e cila mund t’i përballonte pjerrtësitë e tilla. Hekurudha filloi më 1848 të ndërtohet. Para mbarimit të saj më 1854 ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorës). Në vitet 1853,1854 Gega planifikoi tërë rrjetën e hekurudhave të të gjithë monarkisë Habsburgase. Në vitet më pas ju dha detyra e planifikimit të rrugës hekurudhore në Siebenbürgen mirëpo ai nuk arriti të përfundojë këtë projekt.
Gega vdiq nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan (Stephansdom), kurse trupi u varros në varrezat e Währinger-it ne Vjenë. Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Gegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).

Të tjera
-
Kuvendi deklarohet për seancën e sotme konstituive, përmend edhe përplasjen e Deharit me deputetet e ish-opozitës
Kuvendi i Kosovës e ka publikuar një përmbledhje të shkurtër rreth ecurisë së...
-
IKShPK ndan këshilla për pushuesit që shkojnë në det
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka ndarë disa këshilla pë...
-
Shpërthen zja*rr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar
Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” ...
-
Gashi: Vendosja e votimit në mënyrë arbitrare, antikushtetues dhe cenim i demokracisë
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka ripotencuar edhe një herë aktgjyki...
-
Një i lënduar nga rra*hja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia
Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mi...
-
Përleshje fizike mes shqiptarëve dhe serbëve në veri
Një përleshje fizike mes disa personave shqiptarë e serbë, ka ndodhur sot në ...
-
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët prote...
-
Musliu akuzon VV-në për diktaturë: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvend...
-
Iu ndërpre fjala tri deputeteve, Deliu-Kodra: Në vend të fjalës, dëgjuam urdhëra, kjo s’është demokraci
Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajrami...
-
Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara
Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë...
-
Murati: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar pjesëmarrjen në votim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë tjera ...
-
Ky është momenti kur Dehari i kërkoi sigurimit t’i ndërpres Çitakut fjalimin
Gjatë seancës së sotme në tentativë për konstituimin e legjislaturës së re të...