Lajme

Kush është kandidati që pretendon se do ta heq nga ‘froni’ Burim Berishën?

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 24 September 2021

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të  Komunës së Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, nuk i sheh konkurrentë kandidatët e partive tjera, shkruan Gazeta Infokus.

Në një prononcim për Infokus-in ai tha se kryetari i deritanishëm Burim Berisha për të është i paditur dhe se asnjë nga kundërkandidatët nuk i sheh konkurrent.

Por, a është ky kryetari që i nevojitet komunës së Fushë Kosovës, dhe se a do ta mund Burim Berishën në zgjedhjet lokale?

-Advertisement-

Ai tha se po të mos ishte i sigurt se do ta rrëzoi Berishë nuk do t’i hynte fare garës.

“Mos me pas mundësi për me e rrëzua nuk isha hi hiç, por duke e ditur kapacitetin e Burim Berishës që është shumë i padijshëm, e po ashtu edhe kundërkandidatët e tjerë që nuk i kam hiç konkurrent, kam hy në garë.  Ata nuk janë ata ndryshimi, ata janë avazi i vjetër i politikës. Ata kanë qenë vetë aty duke bashkëpunuar, bile njëri ka qenë edhe kryetar i komitetit të auditimit”, tha Rrahim Tërnava për Infokus-in.

Ai shtoi se i vetmi ndryshim që do të mund të bëjë në Komunën e Fushë Kosovës është vetëm ai.

Kujtojmë që Burim Berisha nga partia Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë kryetari me më së shumti mandate në Komunën e Fushë Kosovës.

Kandidatët e tjerë që garojnë në këtë Komunë janë: Enver Bajçinca nga partia LVV-ja, Burim Berisha nga LDK-ja, dhe Rrahim Tërnnava nga PDK-ja, Hasan Ismajli nga partia AAK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera