Kush është Jakov Milatoviq politikani që e mposhti Gjukanoviqin
Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 02 April 2023
Jakov Milatoviq do të jetë president i Malit të Zi, pasi në balotazh të zgjedhjeve presidenciale e ka mposhtur Milo Gjukanoviqin me 20 për qind diferencë.
Por kush është Milatoviq? Për këtë media “CDM” ka publikuar një biogradi të tij.
“Jakov Milatoviq i përket plejadës së politikanëve më të rinj malazezë, të cilët u vunë në qendër të vëmendjes së opinionit politik kur hyri në qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiq si ministër i Zhvillimit Ekonomik”, thuhet në artikull.
Miatoviq ka lindur në Podgoricë më 07 dhjetor 1986. Ai është i martuar me Milenën dhe ka tre fëmijë – vajzat Sara dhe Ana, dhe djalin David.
Në zgjedhjet lokale në Mal të Zi tetorin e kaluar, Lëvizja Evropa fitoi mbështetjen më të madhe në Podgoricë dhe njoftoi formimin e një qeverie me partitë fituese të zgjedhjeve parlamentare në gusht 2020, dhe Milatoviç shihej si kryetar i kryeqytetit.
PES e propozoi Millatoviqin për president të Malit të Zi pasi Komisioni Shtetëror Zgjedhor refuzoi kandidaturën e kolegut të tij partiak Spajiq dhe në raundin e parë zgjedhor fitoi 28.9 për qind të votave, me çka u kualifikua për në raundin e dytë – ku dhe sonte fitoi.
Presidenti i ardhshëm i Malit të Zi, shkollën fillore, të mesme dhe universitetin e kreu në Podgoricë.
Si bursist i qeverisë amerikane, ai kaloi një vit studimi në Universitetin Shtetëror të Illinois.
Pas kësaj ai studioi për një semestër në Universitetin e Ekonomisë dhe Biznesit në Vjenë (ËU Ëien), këtë herë si bursist i Qeverisë së Austrisë. Komisioni Evropian i mundësoi atij të kalonte një vit studimi në Universitetin e Romës (La Sapienza). Si bursist i qeverisë britanike, ai mori një diplomë master në ekonomi në Universitetin e Oksfordit.
Krahas arsimit formal, Milatoviq ka ndjekur edhe programet e organizuara nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Fondacioni Gjerman Konrad Adenauer, Ambasada e Malit të Zi në Romë dhe Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Fakultetit Ekonomik në Podgoricë.
Përveç kësaj, ai kaloi programin “Oxbridge Academic” në Oxford, dhe programe të shumta të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Londër, London School of Economics (LCE) dhe të tjerë.
Ai gjithashtu trajnoi në Universitetin e Pekinit, Akademinë e Lidershipit të Universitetit të Stanfordit dhe Universitetin e Beogradit.
Ai ka fituar çmime të shumta, flet anglisht, italisht dhe spanjisht.
Ka punuar në sektorin bankar brenda dhe jashtë vendit, ka qenë pjesë e ekipit të analizës ekonomike dhe politike në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), është marrë me analizën ekonomike të rajonit të Evropës Juglindore dhe më pas analiza e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga viti 2018 deri në vitin 2020, ai punoi në Bukuresht si analist kryesor ekonomik i BERZH-it për Rumaninë, Kroacinë, Slloveninë dhe Bullgarinë.
Të tjera
-
Dakaj: Ramush Haradinaj për tre ditë zhvillojë takime në SHBA më shumë se Albin Kurti e Donika Gervalla për 4 vite
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ta...
-
Jeta Rafuna në Prishtinë: Të punojmë fortë për fitoren tonë të madhe me 9 shkurt
Kandidatja me numrin 45 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Kolgeci: Atmosfera e festës së madhe të 9 shkurtit sonte filloi edhe në Malishevë
Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka ndarë pamje nga tubimi në M...
-
Limanaj: Malisheva e mobilizuar për fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbe...
-
Dervishaj: Edhe Tërsteniku i Drenasit, meriton me kanë 77 herë më mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka v...
-
Haradinaj në Irzniq: Krenar me këta bashkëvendas që asnjëherë nuk ju ndanë idealit të Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bedri Hamza nga Barileva: Në çdo fshat dhe lagje të Prishtinës, mesazhi është i qartë: Ma mirë!
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me nj tubim në Barilevë të Prishtinës....
-
Dervishaj: Bashkë Kosovën do ta bëjmë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka p...
-
Hamza kërkon vota në Kamenicë, premton autostradë nga Gjilani deri te Dheu i Bardhë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza mbajti tubim me qytetarët e ...
-
Zotimi në Mitrovicë: Haradinaj premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
AAK me partnerët e koalicionit, sot mbajti tubim me qytetarët e Mitrovicës. ...
-
“Na nuk merrmi me zanin e tij tmerrues, po merrmi me programin tonë”- Mërgim Lushtaku kritikon qasjen e ashpërt të Albin Kurtit
Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj“, ku i ftuar ishte kandid...
-
Bedri Hamza: Kamenicën do ta lidhim me autostradë, Kamenica mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qyt...