Ekonomi

Kush është ish-këshilltari i Hashim Thaçit që po ia kërkon shtetit 65 milionë euro?

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 30 May 2019

Në vitin 1999 Bedri Selmani e këshillonte kryeministrin e atëhershëm të Qeverisë së Përkohshme, Hashim Thaçin si ta zhvillonte ekonominë e Kosovës.

20 vjet më vonë, njeriu që llogaritet si njëri prej uzurpatorëve më të mëdhenj të pronave shoqërore, i lidhur me Presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK e të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, po synon që t’ia marrë shtetit hiq më pakë se 65 milionë euro, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus ka raportuar se me 29 prill të këtij viti ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris të Francës padinë ndaj Republikës së Kosovës me për dëme të mëdha materiale dhe dëmtim imazhi, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Por, tani Selmani, i cili ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë periudhës 2001-2004, kur kjo parti drejtonte Qeverinë e Kosovës, në këtë padi prezantohet si shtetas i Kroacisë kundër Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Falë lidhjeve të tij me PDK, ai kishte arritur të marrë në shfrytëzim rrjetin e pompave të derivateve “INA” dhe “Jugopetrol” si dhe Hotelin “Viktory” në Prishtinë, në të cilin Hashim Thaçi sa ishte kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës i mban mbledhjet e Këshillit Drejtues e ato të Kryesisë së PDK-së.

Prona e objektit ku është e ndërtuar Victory është pronë shoqërore e ndërmarrjes “Auto Prishtina” por ishte uzurpuar pas luftës nga Selmani, i cili përveç biznesit u bë edhe deputet i PDK-së.

Selmani ishte vendosur në këtë objekt me bekimin e ish-deputetit Azem Syla në vitin 1999, sa ishte ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme që drejtohej nga Hashim Thaçi.

Paraprakisht, objektet e ndërmarrjes Auto Prishtina ishin përdorur nga Ministria e Mbrojtjes, deri në kohën kur UNMIK-u kishte shpërbërë këtë qeveri që nuk njihej ndërkombëtarisht për të vënë në Kosovë administrimin e Kombeve të Bashkuara, shkruan gazeta inFokus.

Syla aktualisht është në paraburgim si i dyshuar për krim të organizuar dhe shpëlarje parash, pikërisht me prona të shtetit.

Ndërsa Selmani, emri i të cilit ka figuruar në listat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) si uzurpatori më i madh i pronës shoqërore në vend, në vitin 2016 është larguar nga Kosova, për ta zhvilluar aktivitetin e tij biznesor në Kroaci.

Nga viti 2014 gradualisht atij i janë marrë të gjitha pronat përfshirë 30 pompa të benzinës që i mbante të uzurpuara prej vitit 1999, si dhe hotelin “Victory” në Prishtinë, në të cilin aktualisht janë vendosur Policia e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Ai është i përjashtuar nga e drejta për blerjen e hotelit për shkak statusit që kishte si investitor në këtë pronë shoqërore të cilën akuzohej se mbante në mënyrë të paligjshme që nga viti 1999. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera