Lajme

Kush është i deleguri i Vetëvendosjes “për ta kapur” bordin e Ujësjellësit

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 03 April 2020

Ish kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Mentor Hyseni, mbrëmjen e së enjtes u bë kryesues i bordit të Kompanisë Rajonale Ujësjellësit “Prishtina” Sh.A.
Ky vendim i kryeminsitrit në detyrë, Albin Kurti u krahasuia me atë të partive tjera politike të cilat i akuzonte në vazhdimësi për kapje të shtetit.
Por, vendosja e anëtarëve të partisë së tij në krye të ndërmarrjeve publike nuk shihet ndryshe as nga analistët e as qytetarët.

Gazeta inFokus sjellë të plotë biografinë e plotë te Mentor Hysenit, e cila ende figuron në faqen zyrtare të Vetevendosjes.

Mentor Hyseni u lind më 28 gusht 1980 në Viti. Ka përfunduar studimet bazike në fushën e Financave në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Aktualisht është duke përgatitur punimin e doktoraturës në financa dhe ekonomi ndërkombëtare në Qendrën Evropiane për Paqe dhe Zhvillim, Universiteti i Paqes, i themeluar nga Kombet e Bashkuara.

-Advertisement-

I çertifikuar si kontabilist dhe auditor i brendshëm nga “Shoqata Profesionale”. Për 12 vite ka punuar në pozita të larta menaxheriale nëpër institucione publike në Kosovë, si: Ministria e Drejtësisë, Korporata Energjetike e Kosovës, KEDS Energy si dhe është ligjërues në Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës – ShKÇAK. Që 4 vite është i angazhuar si ekspert i financave publike në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke ofruar eksperiencën e tij të gjatë për të përmirësuar llogaridhënien dhe qeverisjen qendrore.
Aktualisht është Ligjërues dhe Asistent në lëndët e Financave dhe Kontabilitetit në Universitetin e Gjilanit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera