Kush është i dashuri i Fjolla Morinës?

Autori: Gazeta inFokus
19:28 | 05 October 2020
Këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar se me biznesmenin Fisnik Syla, ishte në një lidhje dashurie prej dhe se po bëheshin gati për t’u martuar, raportojnë mediat shqiptare.
Ka qenë gazetari Elton Qyno, ai i cili ka publikuar dëshminë e plotë të këngëtares, përpara grupit hetimor, ku lexohet qartë se Morina, ka pranuar lidhjen para trupit gjykues.
“Jam nisur nga Kosova me makinën time, për në Tiranë, pasi kam pasur për të bërë muzikë. Në makinë kam pasur edhe Fitim Mujin, shofer si dhe shokun tim Fisnik Syla. Gjatë kontrollit në PKK Morinë më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantë dhe në makinë. Pistoletën m`a ka bërë dhuratë një miku im nga Gjermania, i cili nuk jeton më. Personat që unë kisha në makinë nuk ishin në dijeni se unë kam pistoletë, madje edhe unë vetë nuk e dija se e kam në çantë pistoletën. Deklaroj se Fitim Mujin, e kam njohur para tre muajsh dhe e kam shoferin tim dhe të Fisnikut, pasi ai punon për Fisnikun. Ndërsa me Fisnik Syla, jam njohur që herët dhe tani jemi të dashur, gati për martesë, por nuk e kam nxjerrë nëpër media, duke e mbajtur privat. Dua të deklaroj se mund të jem edhe shtatzënë pasi një test paraprak më ka dalë pozitiv,”- mësohet të ketë thënë Fjolla.
Por këtë deklaratë, nuk e ka mbështetur Syla.
“Jemi nisur nga Kosova me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se Fjollën e kam të dashur prej 2-3 muajsh dhe kam lidhje me të, ndërsa shtetasin Fitim Muji, e kam shokun tim prej kohësh pasi jemi nga i njëjti fshat. Po vinim në Tiranë pasi Fjolla, kishte një klip për të bërë dhe ne po e shoqëronim. Nuk kisha dijeni për armët në makinë, pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë, se unë kam biznesin tim dhe nuk më shkon në mendje për të bërë ndonjë të pabërë. Fitimi është shoku im dhe nuk ka lidhje me Fjollën dhe është i papunë,”- mësohet të ketë thene i riu.
Gjithashtu dëshmi ka dhënë dhe shoferi Fitim Muji, i cili ndër të tjera ka pohuar se:
Jemi nisur nga Kosova për Tiranë me makinën e Fjollës dhe dua të deklaroj se me Fjollën njihem pasi me Fisnikun, jam shok dhe kam udhëtuar me ta si shok dhe shoqe, pasi Fjolla kishte punë në Tiranë për muzikë. Unë nuk kisha dijeni për armët pasi po ta dija nuk kisha hipur në atë makinë. Fisniku është shoku im dhe ka lidhje me Fjollën, pasi janë të dashur.
Në vendimin e gjykatës, të zbardhur nga Qyno, renditen edhe arsyet që e çuan trupin gjykues të merrte këtë vendim. Shkaqet që çuan në caktimin e masës së “arrestit në shtëpi” dhe jo “arrest në burg”, për Fjolla Morinën, kanë qenë: vajza e saj 5 vjeçe të cilës siç thotë gjykata, Fjolla, po e rrit e vetme, shkak i dytë sipas gjykatës është i dashuri i saj biznesmen Fisnik Syla, me të cilin ka plane për martesë. Ndërsa shkaku i tretë që ka çuar në lirimin e Fjolla Morinës nga burgu, ka qenë rrezikshëmria e ulët shoqërore që ajo ka si dhe mundësia zero e prishjes së provave materiale.

Të tjera
-
Plani “Semafori” – për pesë orë policia shqiptoi 62 gjoba, ua mori lejën 15 shoferëve
Policia rajonale në Prishtinë po vazhdon implementimin e planit “Semafori”. ...
-
“Atij që ju mor kurora sërish do jetë mbret” – Ilir Mirena publikon fotografi të Thaçit në Kosovë
Gazetari Ilir Mirena, ka reaguar për vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi t...
-
KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në fazën e fundit të përmbylljes s...
-
Pas tri orësh Thaçi del nga QKUK ku ishte për vizitë tek babai i tij, i përshëndet të gjithë nga distanca
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka dalë nga Klinika Interne në QKUK pas një vizit...
-
26-vjetori i mạsạkrës në Tregun e Mitrovicës, Osmani: Ne kujtojmë dhe kërkojmë drejtësi
Presidentja Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitro...
-
KEK inicion tender të negociuar në vlerë 137 milionë euro, Ymeri i LDK-së, ngreh dyshime për keqpërdorime
Korporata Energjetike e Kosovës ka iniciuar një proces të prokurimit publik p...
-
Aksidentohet autobusi në Duboc të Vushtrrisë – Vdes shoferi, disa nxënës të lënduar
Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Vushtrri. ...
-
Ardhja e Thaçit në Kosovë, reagon djali i tij Endriti
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë në Kosovë. A...
-
Thaçi ende në QKUK, publikohen pamje brenda klinikës
Ish-presidenti Hashim Thaçi po qëndron ende brenda Klinikës Interne në QK...
-
Thaçi në Kosovë, reagon Çitaku: Dielli do të lind përsëri, President
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me vizitë...
-
Ushtarët hungarezë të KFOR-it bëjnë stërvitje me ngarkesa aktive
Ushtarët hungarezë të Batalionit Rezervë Taktik të KFOR-it, zhvilluan stërvit...
-
Jashari takon Gjeneralin e Forcave të Armatosura shqiptare, shprehet falënderues për ndihmën ndaj FSK-së
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim J...