Lajme

Kush është heroi, ish- pjesëtari i FSK-së që shpëtoi dy të humburit në Malet e Sharrit

Autori: Gazeta inFokus 00:05 | 13 January 2020

Po bënin hiking në fshatin Strazh të Kaçanikut me disa turistë, por dy persona rreth orës 14:00  u ndanë nga grupi duke rezultuar si të zhdukur për orë të tëra.

Të cilët deri vonë kanë pasur kontakt me telefon me grupin, por më vonë i është ndërprerë kontakti.

Në orën 18:00 Policia e Kosovës është njoftuar me rastin, derisa i menjëhershëm ka qenë reagimi i tyre bashkë me FSK-në e rojet e pyllit.

-Advertisement-

Të njëjtit kanë nisur kërkimin për personat e humbur, ndërsa mobilizimi i tyre ka rezultuar i suksesshëm.

Por, ai që është heroi i këtij rasti është pikërisht Agim Luta, roje i pyllit në Parkun Kombëtar.

Luta ka folur për Indeksonline derisa ka treguar se në çfarë gjendje dhe ku i ka gjetur personat që kishin humbur gjurmët.

“Kërkimi ka zgjat thuajse dy orë. Mua me kanë njoftuar disa persona për këtë rast dhe i kam pyt ku kanë qenë së fundmi. Posa mora këtë informacion, kam vazhduar rrugën me tre persona të tjerë dhe kam shku në vendin e ngjarjes. I kemi gjet në vendin e quajtur si Reka e Jasikës. Gjendja e personit mashkull ka qenë e mirë, ndërsa e vajzës ajo ka qenë e stresuar”.

Luta thotë gjithashtu se nuk ka qenë i lehtë ky kërkim për shkak të motit të lig.

“Tereni ka qenë shumë i vështirë, pa rrugë dhe vetëm pyll. Kemi ngecur shumë, por ja kemi dalë”.

Ndryshe, Agim Luta është nga Kaçaniku dhe ka shërbyer për disa vite në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe është pensionuar me kontribut. Ndërsa, ka pesë muaj që punon si roje pylli në Parkun Kombëtar për Mbrojtjen e Natyrës dhe ruajtjen e kafshave të egra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera