Kush është Florim Ejupi që Vuçiq po thotë se e vrau Oliver Ivanoviqin?
Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 04 July 2019
Në ditën kur në shtetin serb qëndroi kongresmeni amerikan Eliot Engel, presidenti Aleksandër Vuçiq mobilizoi mediat që funksionojnë nën kontrollin e tij, duke thënë se është zbuluar ai që qëndron prapa atentatit që e la të vrarë politikanin Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës. Vuçiq duke amnistuar Milan Radojiçiqin tha se prapa asaj vrasje qëndron kosovari Florim Ejupi.
Ballinat e mediave serbe, që funksionojnë nën urdhërat e presidentit serb Aleksandër Vuciq u mbushën me mbishkrime se autoritetet e atij vendi kanë prova për atë që qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviq.
Vuçiq tha paraprakisht gjatë ditës, në takimin që pati me kongresmenin amerikan Eliot Engel, se Serbia e dinë kush e ka vrarë Ivanoviqin, derisa tha se Milan Radojiçiq nuk ka lidhje me këtë rast.
Siç shkruajnë mediat serbe, Vuciq ka kërkuar nga Shqipëria që të ju japin disa video nga aeroporti i Tiranës, ku sipas pretendimit të presidentit serb ka dëshmi për atë se çka ka bërë Ejupi.
“Pyes pse nuk po na i japin videot nga Aeroporti i Tiranës, Rinasi? pse nuk mund të gjejmë dëshmi se çfarë ka bërë Florim Ejupi, i cili është nën vëzhgim në Gjermani dhe çfarë ka bërë ai në Aeroportin e Tiranës, prej nga ka udhëtuar drejt Gjermanisë. Çfarë ka bërë Nexhmedin Zekaj, i cili ka ndërruar emrin e tij në Lirim Zekaj më pas? Këto janë të gjitha pyetje për të cilat ne nuk mund të marrim përgjigje”, ka thënë dje Vuciq.
Por, kush është Florim Ejupi që çuditërisht pas sa kohe doli si emër potencial nga serbët, që qëndron prapa vrasjes së politikanit?
Emri i Florim Ejupit është i njohur që nga pas lufta. I njejti ishte i dyshuari kryesor i një rasti të cilësuar si sulm terrorist nga ku një autobus civil i mbushur me serbë, u sulmua më 16 shkurt të vitit 2001.
Nga ajo bombë, u vranë 12 civilë serbë dhe u plagosën 40 të tjerë të gjithë këta po udhëtonin drejt manastirit të Graçanicës nga Nishi i Serbisë.
Ejupi ishte arrestuar nga policia e UNMIK’ut në atëkohë derisa ishte arratisur nga burgu ushtarak në kampin e Bondsteelit, për t’u arrestuar përsëri në Tiranë, ndërkaq, në vitin 2009 i njejti u lirua në mungesë të provave.
Florim Ejupi ishte dënuar me 40 vjet burgim, derisa është liruar nga Burgu i Dubravës pas tetë vite që kisht qëndruar në qeli.
Kolegji i Gjykatës Supreme, në përbërje të të cilit ishin tre gjykatës ndërkombëtarë dhe dy vendorë, ka urdhëruar lirimin e Florim Ejupit në mungesë provash.
“Kolegji i Gjyqtarëve nga Gjykate Supreme, i përbërë prej pesë gjykatësve – tre gjykatësve nga EULEX-i dhe dy gjykatësve vendorë – urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga Burgu i Dubravës, pasditen e datës 12 mars. Ai u lirua nga çdo akuzë në mungesë provash”, shkruhej në një komunikatë shtypi, të lëshuar nga EULEX-I në vitin 2009.
Një ditë pas lirimit nga Burgu, Ejupi pati thënë se ndihej mirë që drejtësia është vënë në vend.
“Në Gjykatën Supreme më liruan nga të gjitha akuzat dhe unë jam i lirë tani.”Gjithmonë e kam ditur që do të lirohem, pasi ai dënim ka qenë i padrejtë, me dëshmitarë të montuar dhe i gjithë rasti ka qenë i montuar”, kishte thënë ai.
Ejupi është i martuar dhe ka fëmijë derisa pas lirimit nga burgu kishte deklaruar se do të kërkonte kompensim për vitet e kaluara në qeli.
I njejti tash është 40 vjeçar, derisa vjen nga fshati Sekiraqë i Komunës së Podujevës.
Ejupi ishte dënuar për 11 vrasje, dhjetëra të plagosur, për terrorizëm, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, diskriminim racial dhe mbajtje të paligjshme të eksplozivit.
Sipas presidentit serb, Florim Ejupi pas kryerjes së vrasjes ka ikur nga Kosova përmes aeroportit të Rinasit.
Ai përmendi gjithashtu një emër tjetër lidhur me ekzekutimin e Ivanoviç. Bëhet fjalë për Edmond Zekaj, i cili e ndërroi emrin e tij në Lirim Zekaj dhe i cili ishte në Mitrovicë në ditën kur u ekzekutua Ivanoviq. Sipas Vuciq ai tashmë është duke u strehuar në Gjermani.
Florimi ishte arrestuar edhe në vitin 2014 pas dëshmisë së të burgosurit Shkumbin Mehmeti, që i ngarkonte atë dhe Bajram Kiçmarin për vrasjen e dy policëve: një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës.
Florim Ejupi ishte liruar nga akuza për vrasje të dyfishtë duke u lënë i lirë./GazetaExpress
Të tjera
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...