Sport

Kush është Florian Marku? Historia e boksierit nga Lushnja, sherri në Selanik, burgosjet në Greqi dhe Austri

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 20 November 2021

GREQI – Ishin të shumtë ata që u bën krenar dje nga suksesi i Florian Markut por pak e dijnë se si mbërriti deri këtu boksieri shqiptarë. Pasi lindi në Lushnje familja e tij pas viteve 90’, u zhvendos në Selanik të Greqisë. Në një rrëfim për mediat greke ai tregon jetën e tij prej emigranti në shtetin helen e më pas karrierën sportive.

“Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kampionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste. Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie dhe 4 herë kampion bote.

-Advertisement-

Pas një sherri në Selanik në moshën 18-vjeçare është kthyer në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën.

‘Në moshën 18-vjeçare u përballa me disa rus në Selanik pas një sherri në një pub. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për ta mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan të më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin. Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha”, deklaronte Marku.

Florian Marku e ka provuar edhe burgun. Ai kaloi një vit e gjysmë mbrapa hekurave në Greqi. Madje një pjesë të vogël e kaloi edhe në burgun e Austrisë.

Si u arrestua në Austri?

”Një ditë para ndeshjes. Sapo shkova në shtëpi, në Linz, erdhën e më arrestuan. Të nesërmen, unë kisha ndeshjen, por Interpoli i Austrisë, në bashkëpunim me Interpolin grek, pas informacionit të marrë nga Greqia për vendndodhjen time, më arrestuan në Linz. Më erdhi keq se isha në kulmin e karrierës. Nuk e prisja të më ndodhte kjo. Isha mjaft i njohur në Austri. Nuk më del nga mendja kur polici më tha: “Po ti çfarë bën këtu, unë kam prerë biletën për të parë ndeshjen?”. Kjo më kushtoi një vit e gjysmë jashtë ringut sa edhe fansat kujtuan se s’do rikthehesha., tha Marku”.

Në burgun e Selanikut, Marku e kaloi i vetmuar në një dhomë 3×3, duke lexuar libra.

Marku karrieren e kishte nisur në kick-box. Madje ai kishte ëndërr që një ditë të fillonte edhe me UFC dhe në ‘kafaz’ ta kishte si kundërshtar, Conor McGregorin.

28-vjeçari gjatë karrierës në boks, ka 9 fitore, 6 prej tyre me nokaut (KO) dhe një barazim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera