Kush është Florent Hadërgjonaj?
Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 09 May 2019
Florent Hadërgjonaj, nga qershori, do ta veshë fanellën e Kombëtares së Kosovës. 24-vjeçari, ka luajtur ne Zvicër, Gjermani dhe së fundmi Angli. Ai numëron 159 paraqitje në karrierë si profesionist dhe ka shënuar një gol.
24-vjeçari, Florent Hadërgjonaj, më në fund ka vendosur që t’i bashkohet ekipit të Kosovës, pasi nuk arriti të zë vend në Përfaqësuesen e Zvicrës, raporton Gazeta Express.
Hadërgjonaj do të nisë rrugëtimin me “Dardanët” në ndeshjet e qershorit, për kualifikimet në ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Por, kush është Florent Hadërgjonaj?
Talenti 24-vjeçar e ka nisur rrugëtimin për t’u bërë futbollist profesionit te FC Langnau.
Hapat e rëndësishëm i mori në FC Thun, ku qëndroi nga viti 2007 deri më 2010, për t’u transferuar te FC Luzern. Në Luzern, ai qëndroi vetëm një sezon, për të kaluar te Young Boys, aty ku shkëlqeu me të rinjtë nga viti 2011 deri më 2013, për të kaluar në ekipin e parë, ku luajti më pas për tri sezone në Superligën e Zvicrës dhe bëri afër 100 paraqitje.
Nga Young Boys, Hadërgjonaj u transferua te Ingolstadt në Bundesliga, ku qëndroi për një sezon.
Në vitin 2017, ai u huazua të Huddersfield Town në Premierligë, klub që e bleu më pas (2018) kartonin e shqiptarit dhe edhe sot vazhdon ta mbrojë fanellën e anglezëve.
Florent Hadërgjonaj aktivizohet si mbrojtës i djathtë te klubi anglez, por kohë pas kohe edhe si mesfushor.
Në sezonin 2018/19, ai ka bërë 12 paraqitje si mbrojtës i djathtë, 8 si mesfushor i djathtë, dy mesfushor defensivë dhe një më i avancuar. Po ashtu një herë është paraqitur edhe si mesfushor i majtë.
Hadërgjonaj ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Zvicrës U-20 dhe U-21.
Ai, një ndeshje e ka luajtur edhe me Zvicrën A, por ai takim ka qenë i karakterit miqësor dhe kështu, pasi trajneri, Vladimir Petković, nuk e përdori atë në ndeshje zyrtare dhe e la edhe jashtë Botërorit të Rusisë, Hadërgjonaj kishte shansin për t’iu bashkuar Kosovës dhe në fund e shfrytëzoi këtë mundësi.
24-vjeçari, i cili numëron 159 paraqitje në karrierë si profesionist dhe ka shënuar një gol, pritet të debutojë me Kosovën në qershor.
Ai do të luftojë për një vend te Kombëtarja e Kosovës me futbollistin që gjithmonë ka lënë gjurmë, sa herë e ka veshur fanellën e “Dardanëve”, Mërgim Vojvoda.
Kujtojmë se sezonin 2019/20, Huddersfield Town s’do të bëjë gara në Premierligë – ka rënë në Championship dhe mbetet të shihet nëse mbrojtësi më i ri i Kosovës do të ndërrojë skuadër.
Të tjera
-
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për Banjskën gati një vit pas sulmit
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator...
-
LAJMI I FUNDIT: 45 të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë
45 persona janë të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë që ndodhi në shtat...
-
Pushteti vazhdon ta mbrojë Martin Berishajn, Haxhiu thotë se s’ka keqpërdorur detyrën zyrtare
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim t...
-
Qeveria vendos që t’i ofrojë mbrojtje të përkohshme 85 shtetasve afganë, Sveçla: Do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ofrohet mbrojtje e përkohshme 85 sht...
-
Glauk Konjufca takon homologen shqiptare, Elisa Spiropali
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologen e...
-
Kryeparlamentarja e Shqipërisë për vizitë në Kosovë, Bogujevci shkon dhe e pret në kufi
Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ardhur në Kosovë për ...
-
Dita që shokoi botën, fotografi të shkrepura që rrëqethën planetin pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA/PAMJE
Imazhet e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara mbeten të...
-
Zyrtari policor lirohet nga akuza për marrje ryshfeti
Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Fidan Matit, i...
-
Qeveria emëron Bekim Hoxhën kryeshef të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë
Qeveria e Kosovës ka emëruar Bekim Hoxhën kryeshef të Agjencisë së Ushqimit d...
-
Kurti: Policia e inteligjenca mundësuan dështimin e disa planeve të grupeve të maskuara në kufi, faleminderit policëve e agjentëve tanë
Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se policia dhe inteligjenca kanë mundës...
-
Qeveria miraton ligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji për Byronë sht...
-
Zëdhënësi i KFOR-it: Çdo vendim për urën duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar
Zëdhënësi i KFOR-it, Koloneli Salvatore Mascoli, është drejtuar përmes një vi...