Sport

Kush është Felix Magath? Kandidati kryesor për të marr drejtimin e kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 13 October 2021

Federata e Futbollit e Kosovës mesditën e së mërkurës e ka shkarkuar Bernard Challandesin nga posti i trajnerit të kombëtares së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Ky shkarkim i teknikut zviceran ka ardhur pas humbjes së mbrëmshme nga Gjeorgjia dhe pas rezultateve negative në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Challandes mori drejtimin e ekipit kombëtar të Kosovës në vitin 2018, duke udhëhequr “Dardanët” në 40 ndeshje, nga ku janë regjistruar 17 fitore, 15 disfata dhe 8 barazime.

-Advertisement-

La chronique de Bernard Challandes: "Con…necté!"

Menjëherë pas largimit të tij nga Kosova, në media kanë filluar të qarkullojnë emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë teknikun zviceran, që përfitoi rreth 1 milionë euro nga kontrata me FFK-në.

Gianni De Biasi, Roberto Carlos dhe Felix Magath janë emrat që mund ta marrin drejtimin e kombëtares së Kosovës.

Prej këtyre trajnerëve kandidati kryesor për ta marrë udhëheqjen e ‘Dardanëve’ është tekniku gjerman, Felix Magath, me të cilin FFK-ja thuhet se ka filluar kontaktet dhe ai pritet ta pranojë ofertën e Kosovës.

Por kush është Felix Magath?

Magath ka qenë fillimisht një futbollist i spikatur, duke bërë karrierë te klubi i njohur gjerman Hamburg, ku luajti për 10 vite, duke fituar edhe trofe të rëndësishëm.

Ai u shpall kampion me Hamburgun tri herë, ndërsa fitoi edhe Ligën e Kampionëve, atëherë Europian Cup në sezonin 1982/83.

Madje në finale ndaj Juventusit ai shënoi golin e vetëm të atij takimi që u mbyll 1-0.

Ai ishte lojtar shumë i rëndësishëm edhe i Gjermanisë Perëndimore, duke luajtur 43 ndeshje dhe shënuar 3 gola.

Magath fitoi Kampionatin Evropian si lojtarë dhe ishte në dy finale të Kampionatit Botëror.

Karriera si trajner

Sikurse futbollist ai ka qenë po aq i suksesshëm edhe si trajner duke drejtuar klube si Hamburg, Nurenberg, Werder Bremen, Eintracht Frankfurt, Stuttgart, Bayern Munich, Wolfsburg, Schalke dhe Fulham,

Klubi i tij i fundit ishte ai kinez Shandong Luneng në vitin 2017.

Si trajner ai ka fituar tre tituj të kampionit, dy me Bayern Munchenin dhe një me Wolfsburgin.

Në vitrinën e tij ai ka edhe dy Kupa të Gjermanisë, ndërsa tri herë është zgjedhur si trajneri i vitit në vendlindje (2003,2005, 2009)./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera