Lifestyle

Kush është fajtori përse fëmijët janë “të pasjellshëm”

Autori: Gazeta inFokus 21:10 | 18 July 2018

Me siguri kohëve të fundit keni dëgjuar (mbase edhe keni thënë) që fëmijët e sotëm janë të pasjellshëm, të lazdruar e shumë gjëra të tjera… Pra, kush është fajtori. Fëmijët gjithsesi jo.

Prindërit të cilët nuk i lëshojnë nga dora celularët janë fajtorët e vetëm për atë që fëmijët janë bërë të “pasjellshëm”, ka treguar një hulumtim i bërë para pak kohësh, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët kanë konstatuar që ekziston lidhshmëria e qartë midis përdorimit të tepruar të celularëve dhe tabletëve nga ana e prindërve të sotëm dhe problemit në sjelljen e më të rinjve.

-Advertisement-

Më shumë se 200 familje me fëmijët më të vegjël se pesë vjeç janë përfshirë në studimin gjashtëmujor mbi “teknoferencën”, përkatësisht në pengimin e interaksionit sy më sy nga ana e aparateve bashkëkohore.

Kur prindërit gjatë racionit gjithë kohën gërmojnë në celularë, fëmijët bëhen të frustruar, sepse askush nuk u kushton vëmendje, andaj për këtë arsye bëhen të lazdruar, të paqejf, çapkënë dhe përgjithësisht “të pasjellshëm”, sepse u duket që këto janë mënyra më e mirë që prindërit t’i vërejnë që ata ekzistojnë.

Pasoja më të rënda për sjelljen e fëmijëve shkakton kur e ëma ka krijuar “varësi” nga celulari, theksohet në studimin e publikuar në revistën profesionale Pediatric Research.

Hulumtimet e reja tregojnë që prindërit mesatarisht nënë orë gjatë ditës i kalojnë duke shikuar TV kryesisht në kohën e cila do të duhej t’i përkushtohej familjes, pra, në kohën e racioneve të përbashkëta, kur janë me fëmijët jashtë shtëpisë, apo kur i vënë në gjumë.

Ka rezultuar që koha e kaluar në celular ndërpret komunikimin cilësor të prindërve me fëmijët, gjë që te fëmijët shkakton ndryshime në sjellje, që për pasojë çojnë në rritje të stresit te prindërit dhe krijon rreth vicioz nga i cili vështirë dilet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera