Kush është fajtori për mos-krijimin e koalicionit? – Përgjigjen qytetarët
Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 14 January 2020
Më 6 tetor 2019 u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Para tyre, por edhe pas zgjedhjeve u mbajtën shumë takime në mes të LDK-së e Vetëvendosjes, që në këto zgjedhje dolën të preferuarat e qytetarëve për të udhëhequr me qeverinë, shkruan gazeta inFokus.
Por, pavarësisht kësaj, këto dy parti, nuk po janë në gjendje që të bëjnë ujdi e të qeverisin bashkë.
Ndërsa për të qeverisur vet asnjëra nuk i ka votat e duhura.
Në fillim problem u tha të jetë Ministria e Punëve të Brendshme që të dy këto parti e donin për vete, e më pas posti i Presidentit, shkruan gazeta inFokus.
Tash po flitet që për këto poste është gjetur zgjidhja, por ka probleme tjera, sikur posti i kryeparlamentarit.
Megjithatë, pavarësisht krejt këtyre, tashmë janë bërë 100 ditë prej që janë mbajtur zgjedhjet e në një kohë shumë të ndjeshme për vendin, Kosova nuk ka qeveri funksionale, shkruan gazeta inFokus.
Duke qenë se ishin vet qytetarët ata që i votuan këto dy parit, Gazeta inFokus, ka pyetur ata përmes një sondazhi se kush është fajtor për krejt këtë gjendje, partia e Albin Kurtit, apo ajo e Isa Mustafës.
Për 24 orë, kanë votuar 2 mijë e 600 persona, ku nga ta 71% mendojnë që fajtor për krejt këtë zvarritje është LDK, ndërsa fajin ia lënë Vetëvendosjes 29%, shkruan gazeta inFokus.
Ndërsa kthyer në vota, LDK nga 2 mijë e 600 veta po fajësohet prej 1 mijë e 800 prej tyre, ndërsa Vetëvendosje nga 761./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Nis takimi trepalësh në Bruksel
Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë ndodhen sot në Bruksel për takimin e radhë...
-
Roth reagon pas kërcënimeve të Presidentit serb: Serbia në krye me Vuçiqin s’mund të hyjë në BE
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, së fundi tentoi të bëjë të zgjedhë Perëndi...
-
Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar ambasadorin çek në Kosovë, Bo...
-
Kosova për herë të parë në Lojërat Paralimpike, Osmani: Moment historik
Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024...
-
Kurti priti në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar t...
-
Për një javë, gjobiten 1,245 shoferë dhe pasagjerë që nuk e vendosen rripin e sigurisë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka për një javë ka shqiptuar 1,245 gjob...
-
Akuza për bullizëm, Hajdari i kërkon Shalës t’i “sanksionojë” deputetët Lekaj dhe Bunjaku
Raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajda...
-
Lista e zezë e SHBA-së, Miftaraj: Kur shtetet e Ballkanit dështojnë të ndajnë drejtësi, DASH-i merr masa
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar ve...
-
Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin
Nis takimi i Lajçakut me Petkoviqin I dërguari special i Bashkimit Evropia...
-
Banka Botërore 90 milionë euro kredi Kosovës
Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore ka miratuar sot Kredinë e Par...
-
Konjufca për zgjedhjet në Veri: Peticioni mund të ketë sukses, flamuri do të mbrohet me çdo kusht
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë një interviste mbrëmë ka folur për...
-
La djalin 3 vjeçar vetëm në banesë për të shkuar në ditëlindje, nga Prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale flasin për rastin
Një grua nga Fushë Kosova ka përfunduar në mbajtje për 48 orësh, pasi e njëjt...