Fokus

Kush është fajtori për mos-krijimin e koalicionit? – Përgjigjen qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 14 January 2020

Më 6 tetor 2019 u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Para tyre, por edhe pas zgjedhjeve u mbajtën shumë takime në mes të LDK-së e Vetëvendosjes, që në këto zgjedhje dolën të preferuarat e qytetarëve për të udhëhequr me qeverinë, shkruan gazeta inFokus.

Por, pavarësisht kësaj, këto dy parti, nuk po janë në gjendje që të bëjnë ujdi e të qeverisin bashkë.

-Advertisement-

Ndërsa për të qeverisur vet asnjëra nuk i ka votat e duhura.

Në fillim problem u tha të jetë Ministria e Punëve të Brendshme që të dy këto parti e donin për vete, e më pas posti i Presidentit, shkruan gazeta inFokus.

Tash po flitet që për këto poste është gjetur zgjidhja, por ka probleme tjera, sikur posti i kryeparlamentarit.

Megjithatë, pavarësisht krejt këtyre, tashmë janë bërë 100 ditë prej që janë mbajtur zgjedhjet e në një kohë shumë të ndjeshme për vendin, Kosova nuk ka qeveri funksionale, shkruan gazeta inFokus.

Duke qenë se ishin vet qytetarët ata që i votuan këto dy parit, Gazeta inFokus, ka pyetur ata përmes një sondazhi se kush është fajtor për krejt këtë gjendje, partia e Albin Kurtit, apo ajo e Isa Mustafës.

Për 24 orë, kanë votuar 2 mijë e 600 persona, ku nga ta 71% mendojnë që fajtor për krejt këtë zvarritje është LDK, ndërsa fajin ia lënë Vetëvendosjes 29%, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa kthyer në vota, LDK nga 2 mijë e 600 veta po fajësohet prej 1 mijë e 800 prej tyre, ndërsa Vetëvendosje nga 761./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera