Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Autori: Gazeta inFokus 22:22 | 22 December 2024
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrëveshje ndërkombëtare në Kuvend të Kosovës, këto ishin problemi që e përcollën vazhdimisht legjislaturën aktuale, kurse fajtore për mos kalimin e tyre po shihet vetëm legjislativi sipas njohësve politik.
Para afro 8 muajve kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare LDK, PDK dhe AAK për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative.
Pozitivisht këtij takimi iu përgjigj vetëm kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.
Kjo zhbllokoi ratifikimin e marrëveshje ndërkombëtare, pasi PDK filloi t’i votoi.
Por, gjithçka zgjati shkurt dhe marrëveshjet ndërkombëtare u bllokuan përsëri.
Kurse, autoritetin e numrave partia më e madhe në vend e tregonte në ligje, projektligje, e amendamente sikurse edhe në seancën e fundit me 5 dhjetor, ku qëndruan deri në 12 të natës.
Por, pikat e vetme që dështuan t’i kalojnë ishin 3 marrëveshjet ndërkombëtare, meqë iu duhet një shumicë prej 81 votave.
Fajtore për këtë ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Alma Lama po e lë vetëm partinë në pushtet.
“Mendoj që është një qasje paradoksale, në radhë të parë partia në pushtet duhet t’i siguroj votat në parlamentin e Kosovës, për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare por gjuha që përdorë ndaj pjesës tjetër pra deputetëve pra ndaj opozitës është e tillë që i largon ata nga bashkëpunimi”, ka deklaruar Alma Lama, Ish-deputete e Kosovës.
E njëjta nuk sheh mundësinë e mbajtjes së ndonjë seance në periudhën e mbetur para zgjedhjeve të shkurtit 2025.
Ashtu njëjtë thotë edhe analisti politik Albinot Maloku që edhe ky fajin në tërësi ia hedh partisë në pushtet.
“Legjislatura aktuale e ka shfrytëzuar çdo mundësi që të jap kontributin e saj edhe në ratifikimin dhe votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për rrjedhojë faji është i gjithë anshëm e veçanërisht i mazhorancës që nuk ka ditur të ketë respekt ndaj opozitës në Kuvendin e Republikës”, ka theksua Maloku.
Sekretaria e Kuvendit të Kosovës më nuk ka pralajmëruar se mund të ketë seanca të rregullta brenda këtij viti./Dukagjini/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...