Lajme

Kush është fajtorë për dështimet juridike të Albin Kurtit?

Autori: Doresa Geci 12:31 | 29 May 2020

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth ligjshmërisë së dekretit të Presidentit, Hashim Thaçi, ishte goditja e dytë që kjo gjykatë ia dha VV-së.

Kjo pasi që në bazë të këtij vendimi, Avdullah Hotit i lejohet të krijojë Qeverinë e re, shkruan Gazeta inFokus.

Por kjo nuk është hera e para që Kushtetuesja vendos kundër veprimeve të Albin Kurtit.

-Advertisement-

Me 31 mars, kjo gjykatë e ka shpallur antikushtetues vendimin Qeverisë së Kurtit për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Por kush është fajtor për këto gabime juridike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka, në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se njerëzit të cilët po punojnë me Kurtin nuk janë me eksperiencë të duhur.

“Albinit ja shoh për të madhe sepse ka mbledhur rreth vetit njerëz pa eksperiencën. Shembull po marrim Blerim Rekën, ai ka qenë ambasadorë i Maqedonisë edhe kanë shkarkuar atje, e Kurti e bënë ministër atë të Integrimeve të Evropiane, e cila është ministri e panevojshëm përderisa e kemi Ministrin për Punë të Jashtme”, ka thënë Smaka.

E këtë gabim të njëjtë me Kurtin sipas Smakës e kishte bërë edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj.

“Jo vetëm Kurti por edhe në rastin e Haradinajt ngjashme nuk kanë marrë njerëz të dishëm por të partisë politike të cilët kanë dhënë kontribut më shumë për vota”, është shprehur ai.

Kujtojmë që në muajin Prill, Vetëvendosje kishte dërguar në Kushtetuese dekretin e Hashim Thaçit përmes secilit Avdullah Hoti ishte dekretuar për kryeministër në Qeverinë e re.

Ndërsa më 1 maj kjo Gjykatë ka pezulluar deri me datën 29 majë dekretin e Presidenti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera