Fokus

Kush është Eris Thaqi, talenti kosovar që mahniti gjigantin e futbollit turk? (VIDEO)

Autori: Sylejman Sylejmani 15:09 | 12 July 2019

Thjeshtësia në lojë është një prej virtyteve të tij.

Me të, Eris Thaqi bindi edhe klubin e madh të futbollit turk, Istanbulspor.

Mesfushori defanziv, kaloi me sukses provat një javore në Turqi.

-Advertisement-

“Në kontakt kam ra me disa menaxhera prej Turqisë që kanë ardhe me më shiku këtu, edhe pastaj ma kanë mundësu që me i kry provat atje në Instanbulspor edhe kështu ka vazhdu. I kanë pa dy-tri lojë të mija dhe ma kanë mundësu që me i kry provat në Istanbulspor”, thotë ai.

“Në Istanbulsport kam shku para 2-3 jave ku kam pas prova 1 javore, kam kalu shumë mirë. Kemi mbajtë cdo ditë trening. Pas treningeve të fundit trajneri i ekipit të parë ma ka jep lajmin që i kam kalu provat, ju kam pëlqy si lojtarë. Kanë interesim që të vazhdojnë me mu. Një vit të stërvis me ekipën e parë, por të luaj me ekipin U-19. Edhe pas një viti me shiku me vazhdu me ekipin e parë”

 

 

Mirëpo, ai akoma është duke e shqyrtuar ofertën.

Disa interesime nga Kosova e Shqipëria, e kanë bërë atë të ketë mëdyshje për të ardhmen.

“Normal jam duke e shqyrtu ofertën por kam oferta edhe prej Superligës këtu, që jam duke i shqyrtu. I kam prej dy tri klubeve, tash te shikojmë”, thotë ai.

Synimi i talentit prishtinas është që t’i mbërrijë majat në futboll, pavarësisht se të shumtë ishin ata që i thanë se nga futbolli nuk ka asgjë.

Synimi i Thaqit është që t’i mbërrijë majat në futboll

Edhe pse të shumtë ishin ata që i thanë se nga futbolli nuk ka asgjë

“Ka plot që më kanë thënë që le futbollin se ska kurgju prej kësaj pune, por unë nuk i kam dëgju dhe shpresoj që me e realizu që me i mbërri majat”. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera