Rozë

Kush është DJ 12 vjeçar që njerëzit zënë radhë ta kenë në dasma dhe evente

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 23 June 2022

Alesio Gjika 12 vjeç është ende fëmijë, por luan si një Dj Profesionist.

Alesio ka treguar se pasioni për muzikën ka nisur që kur ishte fare i vogël, ndërsa sot ftohet nëpër dasma dhe evente të ndryshme. Ai ka shtuar se njerëzit habiten kur e shohin pasi iu duket e pabesueshme.

“Njerëzit habiten shumë kur më shikojnë duke luajtur. Thonë si është e mundur. Gjithmonë kur kam qenë i vogël rrija pas Dj. Shikoja se çfarë lëvizjesh bënin”, është shprehur 12 vjeçari.

Aktualisht ai është ndër më të kërkuarit në zonë.

Të tjera