Lajme

Kush është Dafina Gexha që do të pason Arben Vitinë në Ministrinë e Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 01 October 2021

Ministri aktual i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia pritet që  të jap dorëheqje nga ky post. Kjo pasi, Vitia synon ta fitoj pozitën e kryetari të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Pasuesja e tij pritet të jetë Dafina Gexha- Bunjaku.

Ajo ishte emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë në Prill të këtij viti.

Gexha- Bunjaku është me profesion epidemiologe dhe ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.  Ajo gjithashtu ka qenë anëtare e Bordit të Agjencisë së Ushqimit ku ishte emëruar vitin e kaluar.

Ajo është koordinatore për Kosovën në ECDC (Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse), për raportim dhe bashkëpunim në disa fusha.

Ka punuar në Programin e Mjekësisë Familjare të zhvilluar dhe përkrahur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm, Mbretëria e Bashkuar./Gazeta Infokus/

Të tjera