Rozë

Kush është burri i inspektores Alicia – Është Berlin?

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 09 April 2020

Sezoni i katër i “Money Heist” tani më vetëm se është publikuar plotësisht në “Netflix”. Të Gjithë fansat e tij janë duke ndjekur bandën e “La Casa De Papel” dhe rivalen e tyre inspektoren e ashpër të policisë, Alicia Sierra.

Në paraqitjen e saj në njërin prej episodeve të reja, ajo zbuloi më shumë se kush ishte bashkëshorti i saj, në një fjalim emocional i cili la shikuesit të bindur se mund të ishte një fytyrë e njohur, raporton Gazeta Insajderi.

Inspektori i policisë Alicia Sierra ka qenë një nga personazhet më enigmatike në “La Casa De Papel”, deri më tani në shfaqje.Oficerja shtatzënë njihet për brutalitetin dhe urrejtjen e saj ekstreme ndaj bandës.

-Advertisement-

Por ishte në njërin episod të sezonit të katërt kur shikuesit mësuan më shumë për jetën e saj, dhe në veçanti bashkëshortin e saj.

Gjatë skenës kur ajo po merrte në pyetje Lisobnën ajo zbuloi se burri i saj ishte gjerman dhe kishte vdekur nga kanceri. Pas tregimit të saj shikuesit janë duke menduar se burri i saj është i njohur për ta.

Siç e dinë shikuesit, “Berlin”, njëri nga protagonistët e serialit, zbuloi se po vdiste nga një sëmundje misterioze.

Kështu fansat ngritën konsiparcionet e tyre se mos Berlin është bashkëshorti i saj.

Emri i burrit të Alicias ishte gjerman. Por koha kur ajo ka mbetur shtatzën nuk ka kuptim, por a mund të ndodh se Alicia është Tatiana.

Ideja që gruaja e Berlinit Tatania (Diana Gómez) dhe Alicia mund të lidhen nuk është një teori e re pasi ajo u shfaq për herë të parë gjatë sezonit të tretë.

Sidoqoftë, pavarësisht sa tingëllon intriguese, ka shumë mospërputhje në lidhje me këtë teori në shfaqje.

E para është se si shikuesit kanë parë se si duket Tatania në serial deri më tani, ku ajo luhet nga Diana Gómez.

Kjo është një aktore krejtësisht ndryshe nga ajo që interpreton Alicia në La Casa de Papel.

Si dhe kjo, Berlini dukej se kishte vdekur në fund të serialit të parë kur trupi i tij ishte përplasur me plumba, sesa nga sëmundja që ai kishte.

Kjo është një nga shumë pyetjet që fansat do të lihen të mendojnë pas përfundimit të sezonit të katër në Netflix.

Seria mbaroi ndërsa Lisbona arriti të gjente rrugën e saj në bankë para se Alicia të dilte me një armë të drejtuar në kokën e profesorit.

Sezoni i pestë i shfaqjes nuk ështëkonfirmuar ende por duke pasur parasysh përfundimin, sezoni i ri duket të jetë i mundshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera