Lajme

Kush është bërë deputet? KQZ tregon se kur do të publikohen rezultatet

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 15 June 2017

Të paktën edhe një javë, apo më shumë, kandidatet e 11 qershorit për deputetë nuk do të kenë rezultate përfundimtare për numrin e votave të fituara për të hyrë në Kuvend.

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve në KQZ tregon se ka filluar procesimi i të dhënave për kandidatë, porse rezultatet nuk mund të jenë të gatshme pa u numëruar edhe votat me kusht.

“Jemi në proces të mbledhjes së të dhënave për kandidatët, por e kemi edhe procesin e numërimit të votave me kusht. Pa u kry procesi i votave me kusht nuk mund të dalim me rezultate të gatshme”, tha Ahmetaj të enjten për Gazetën Express.

-Advertisement-

Sipas tij, ky proces zgjatë deri në 5 ditë, në rast se nuk do të ketë rinumërim për ndonjë kuti të vendvotimeve.

“Nuk ma merr mendja që mund të fillohet me numërimin e votave me kusht brenda 4-5 ditëve, si të kryhet numërimi i votave me kusht, atëherë mund të ketë edhe rinumërime të ndryshme, pastaj dalin votat e kandidatëve”, shpjegoi koordinatori i QNR’së Burim Ahmetaj.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ, koalicionit PDK-AAK-NISMA ka fituar zgjedhjet e së dielës më 33,92% të votave, pasur nga Lëvizja Vetëvendosje më 27,16%, dhe e treta koalicioni LDK-AKR më 25,75 përqind.

Sipas këtyre rezultateve, kalkulohet që PAN t’i ketë 38 ulëse në Kuvend, VV 32 deputetë ndërsa LDK-AKR 30. /GazetaExpress/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera