Shëndetësi

Kush është Albulena Beqiri, estetistja e njohur shqiptare që po shkëlqen në Suedi!

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 30 November 2020

Shqiptarët e suksesshëm që po ‘pushtojnë’ botën. Përveç artit, sportit dhe disa profesioneve të tjera, estetika është njëra ndër fushat me të cilat shqiptarët po arrijnë shumë suksese.

E një nder to është estetistja, Albulena Beqiri, nga Drenica, e cila jeton dhe vepron në Suedi. Albulena u zhvendos në Suedi me familje dhe u largua nga Kosova.

Ajo po ndjek ëndrrën dhe pasionin për botën e së bukurës dhe estetikes. Edukimi motër medicinale dhe ka qenë “Miss Kosova Univers Përcjellësja e Dytë”.

-Advertisement-

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ajo është edhe një estetiste e njohur në Suedi, asaj gjithmonë i ka pëlqyer profesioni i medicinës. Ajo si infermierë e urgjencës mjekësore e ka hapur klinikën e saj bukurie në vitin 2020, që quhet Albulena Esthetics.

Punon me mbushës, trajtim botoks për fytyrën dhe heqjen e fijeve. Gjithë jetën thotë me ka pëlqyer Estetika dhe ka vendosur mos me e humbur diturin e medicinës, andaj ka vendosur me e kombinuar me pasionin e saj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Albulena po planifikon te hapë edhe një biznes në Kosovë në të ardhmen, një akademi te estetikes. Pas një rruge të gjatë punësh që kishte Albulena vendosi të hapë dyert e klinikës estetike, që sot ka një̈ klientelë të gjerë dhe bënë një punë të jashtëzakonshme.

Sigurisht, në këtë klinik ofrohen edhe një gamë te tërë shërbimesh të tjera profesionale.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mesazhi i saj është i qartë: “Ndiqni ëndrrat, sepse sado të vështira dhe të paarritshme duken, nëse ke dashuri, pasion dhe vullnet gjithçka mund të realizohet për sa kohë nuk heq dorë nga vështirësitë që do hasësh.”

Nuk ka rëndësi nga vjen, rëndësi kanë vlerat e tua dhe çdo hap që bën. Qëllimi i saj është të frymëzojë dhe si duket talenti dhe pasioni që ka është aleati më i madh në rrugëtimin e saj.

Aktualisht ëndrra e Albulenës për biznes ka marrë përmasa shumë te mëdha. Një udhëtim i ri, i bukur dhe kërkues ka nisur për Albulenën për të cilën siç shprehet edhe ajo vetë “i kanë dhënë krahë të fluturojë lart”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ajo nga kolegët dhe klientët cilësohet si një femër shumë punëtore dhe me energji të pashterueshme për punë.

Një vajzë shumë e talentuar, profesioniste e cila mund të përballojë çdo vështirësi në një mënyrë të pabesueshme. Energjia e saj pozitive është udhëzuesi i saj në ndjekjen e ëndrrave. Albulena beson se vullneti dhe dashuria për punën i bën qëllimet të duken më të bukura dhe të arritshme./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera