Fokus

Kush e ka udhëhequr deri tash postin për të cilin po “luftojnë” Mustafa e Kurti

Autori: Halil Berisha 10:49 | 11 December 2019

Muaj diskutime nuk arritën t’i bëjnë të një fjale Isa Mustafën e LDK-së e Albin Kurtin e Vetëvendosjes.

Kjo, për një nga postet që konsiderohet më të rëndësishmet në ekzekutiv, shkruan gazeta inFokus.

Fjala është për postin që udhëheqë me Policinë e Kosovës, Minsitrinë e Punëve të Brendshme.

-Advertisement-

Por, kush ka udhëheqë me këtë pozitë deri më tash?

Në vitin 2007, Ministrinë e Punëve të Brendshme e ka udhëhequr Blerim Kuçi i AAK-së.

Pas tij, për gjashtë vite këtë pozitë e pati PDK e Hashim Thaçit.

Shef i punëve të brendshme, në vitin 2008 e 2009, ishte Zenun Pajaziti, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, për katër vite tjera këtë ministri e udhëheqi Bajram Rexhepi, tashmë i ndjerë.

Pas PDK-së radha i erdhi LDK-së.

Ministër i kësaj partie për punë të brendshme për 3 vite, nga 2014 deri në 2016 ishte Skënder Hyseni, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, me ardhjen në pushtet të koalicionit PAN, pozitën në fjalë e mori nën menaxhim AKR.

E kjo, për as një mandat, që nuk zgjati Qeveria ndërroi plot tre ministra.

Në fillim ishte Flamur Sefaj, shkruan gazeta inFokus.

Mirëpo, ky ende pa u bërë 7 muaj u shkarkua nga detyra me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Kjo, pas ndalimit e deportimit që iu bë 6 shtetasve turq, të dyshuar siç u tha për lidhjet e tij me Gylenin.

Pas Sefajt, në pozitën e tij erdhi Bejtush Gashi.

E këtij i zgjati edhe më pak se Sefjat. Gashi u shkarkua pa i bërë 7 muaj si shefi i MPB-së.

Arsyeja për këtë ishte goxha qesharake, pasi tash nuk u bë nga Kryeministri, e as për ndonjë gjë të caktuar.

Ministrin e shkarkoi kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, me arsyen për riformatim të Qeverisë.

Ndërsa, vendin e tij, e zuri Ekrem Mustafa, i cili në këtë post erdhi pas insistimit të deputetit të AKR-së, Labinot Tahirit, shkruan gazeta inFokus.

Kujtojmë se telashe për koalicionin LDK e Vetëvendosje, nuk ka sjellur veç posti i shefit të MPB-së, por edhe ai i Presidentit të Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera