Lajme

Kush e ka radhën, Sami Kurteshi apo Shemsi Syla?

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 21 March 2018

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë arrestuar disa deputetë të Vetëvendosjes për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës, shkruan Infokusi.com.

Ndërsa në vazhdimin e seancës do të marrin pjesë vetëm , Albini Kurti, Ismail Kurteshi, Albulena Haxhiu, Shemsi Syla, Rexhep Selimi,  Sami Kurteshi e Glauk Konjufca.

Së fundi gazin e ka hedhur deputeti, Valon Ramadani.

-Advertisement-

Deputetët e VV-së, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli nuk guxojnë të hedhin gaz lotsjellës pasi ndaj tyre është shqiptuar masa e dënimit me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës vite me parë në Kuvend.  Në rast se e përsërisin këtë veprim ata mund të dënohen me vit e 3 muaj burgim.

Ndërsa tani pritet që gazin lotsjellës ta hedh deputeti Sami Kurteshi apo Shemsi Syla.

‘Infokusi’ pak minuta më parë kishte raportuar për skenarin e përgatitur nga kryesia e Kuvendit për largimin e deputetëve nga salla dhe arrestimin e tyre./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera