Lajme

Kush e ka parë këtë grua, lajmëroni menjëherë këtë numër ose Policinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 16 July 2018

Një grua nga qyteti i Mitrovicës është zhdukur që disa ditë.
49 vjeçarja Zejnije Behrami nuk është parë që tri ditë nga të afërmit e saj të cilët kërkojnë ndihmën e kujtdo që ka informacione, për ta gjetur dhe për ta kthyer në shtëpi atë.

Behrami, e lindur më 20 shtator 1969, së fundi ka qenë në spitalin e sëmundjeve mendore në Bair, ndërsa rasti i zhdukjes së saj është lajmëruar edhe në Polici, raporton gazeta Metro.

Kushdo që mund të ketë informacione lidhur me rastin janë të thirrur të ndihmojnë në këtë numër telefoni: 049 65 33 61 përmes të cilit mund të kontaktohen familjarët e gruas.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera