Lajme

Kush e fitoi garën për Siguri Kibernetike – Cyber Security Hackathon #1?

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 17 December 2018
Për herë të parë në qytetin e Mitrovicës është mbajtur gara kibernetike “CyberSecurity Hackathon #1”, e organizuar nga ICT Academy në partneritet me Education Innovators Kosovo – EIK dhe mbështetës Komuna e Mitrovicës, Kolegji Universum, VIPA chips, Ujë Rugove, Redbull, Pizeria Dielli.

 

Studentët e Kolegji Universum morën pjesë në këtë garë për të shfaqur aftësitë e tyre në identifikimin e dobësive të sigurisë në infrastrukturën e përgatitur nga ekipi organizues. Gara është organizuar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për Siguri Kibernetike në shtetin e Republikës së Kosovës të qytetarëve, njëherësh edhe studentëve rreth rëndësisë së sigurisë kibernetike.

 

-Advertisement-

Aktiviteti është mbyllur me ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për studentët dhe nxënesit pjesëmarrës. Talentët tanë patën mundësi të përfshiheshin në Web Penetration testing, Physical hacking (Hakim Fizik), dhe projektin më të ri në vend Bomb Defuse.

3 ekipet që janë shpërblyer janë:

Vendi i 1-rë : CSP Dev’s

Vendi i 2-të : Extreme Hackers dhe

Vendi i 3-të : Dark Ghosts

Pra vendin e parë në këtë garë e fituan studentët e Kolegji Universum të Departamentit Shkenca Kompjuterike – Altin Sallauka, Jeton Gjonbalaj, Fitim Cakolli dhe Rinor Hasani. Fituesit u shpërblyen me BURSA dhe Trajnimet Falas nga ICT Academy dhe EIK të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e tyre të mëtejshëm profesional dhe akademik.

Studio Shkenca Kompjuterike, profesioni më i kërkuar dhe më i paguar!!

Për të mësuar më shumë rreth ngjarjeve të tilla dhe departamentit Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Universum, ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +377 44 144 062.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera