Fokus

Kush e bleu “Touaregun” e Ismet Beqirit?

Autori: Anita Krasniqi 14:49 | 23 May 2019

Sa ishte kryetar i komunë së Prishtinës, deri më 2002, Ismet Beqiri i kishte blerë një veturë gogja luksoze për atë kohë, “Touareg” me kilometrazh zero.

Por, me ardhjen e Shpend Ahmetit në pozitën e të parit të kryeqytetit, kjo veturë nuk ishte përdorur dhe madje nuk dihej se ekzistonte duke mbetur e “fshehur” për vite në garazhin e komunës.

Gazeta Fjala pati raportuar se Ahmeti përveç telasheve me shitjen e Audisë Q7 të trashëguar nga ish kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, kishte barrë edhe shitjen e veturës “Touareg” të blerë në kohën e Ismet Beqirit.

-Advertisement-

Por, duket se më në fund është gjetur nja blerës për këtë automjet.

Një qytetarë nga komuna e Kamenicës e ka blerë atë për 5 mijë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Blerësi i veturës, Naim Hajdari nga Kamenica, ka treguar për gazetën inFokus se kjo veturë ishte me defekt.

“Vetura ka pasur një defekt, shkaku që ka nejtë me vite në garazh pa vozit. Pompa e benzinës ka qenë në defekt”, tregon Hajdari, i cili u desh të paguaj 2000 euro për ta riparuar atë.

Përveç kësaj, vetura e ish kryetarit të Prishtinës, sipas pronarit të ri nuk kishte ndonjë defekt tjetër.

Ai ka treguar se vetura ka pasur 64.000km të kaluara.

Ndërsa, Hajdari i cili jeton në Zvicër “Touareg”-un e Ismet Beqirit e përdor për nevoja personale./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera