Lajme

Kush do të ushqehet në mensë këtë vit?

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 20 November 2020

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar studentët se këtë vit do të ushqehen në mensë vetëm studentët që janë pranuar në konvikte.

Përmes një njoftimin Qendra e Studentëve ka bërë të ditur se ky ndryshim ka ndodhur për shkak të situatës me koronavirusin.

“Në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK për shkak të pandemisë Covid-19 këtë vit nuk do të kenë të drejtë për ushqim në mensë studentët të cilët nuk janë pranuar në konvikte.

-Advertisement-

Të drejtë ushqimi në mensë këtë vit kanë vetëm studentët të cilët fitojnë të drejtën e strehimit në konvikte”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se në rast se studentët të cilët nuk e shfytëzojnë të drejtën e banimit në konvikt iu merret e drejta e ushqimi në mensë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera