Lajme

Kush do të jenë shefat e grupeve parlamentare

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 30 March 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë kësaj legjislature do të ketë shef të grupit parlamentar Arben Gashin

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë kryetar të grupit parlamentar Besnik Tahirin.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“GP të LDK-së me 15 deputetë do ta ketë kryetar deputetin Arben Gashi, GP Lista Serbe me 10 deputetë me kryetar Igor Simiq dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8 deputetë, me kryetar deputetin Besnik Tahiri.”, thuhet në njoftim

Ditëve në vijim do të bëhet të ditura grupet e tjera parlamentare dhe po ashtu kryetarët e tyre./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera