Lajme

Kush do ta zëvendësojë Meliza Haradinajn-Stubllën në pozitën e ministres?

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 09 March 2021

Qeveria në detyrë akoma s’ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Meliza Haradinajn-Stubllën në pozitën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Por, vendimi për këtë pozitë pritet të merret deri në fund të ditës.

Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Zyrës së Komunikimit me Media të Qeverisë, Antigona Baxhaku.

Baxhaku thotë se kjo ka ndodhur për shkak të procedurave protokolare, por se deri në fund të ditës do të mirret vendimi.

-Advertisement-

“Një herë për një herë nuk është marrë ndonjë vendim, për shkak të procedurave protoloklare deri sa të vie dorëheqja. Besoj që deri në fund të ditës do të mirret vendimi për zëvendësim“, ka thënë Baxhaku.

Ndryshe, pas dorëheqjes së saj, aktualisht MPJD mbetet pa udhëheqës. Në vend të saj pritet të emërohet një nga zëvendësministrat e kësaj ministrie, e që janë: Muhamet Brajshori, Teuta Sahatqija dhe Gani Dreshaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera