Kulturë

Kush do ta fitojë çmimin e parë në Eurovision 2021, cila është kënga favorite?

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 22 May 2021

Sonte, nga skena e madhe e Eurovisionit në Rotterdam, njëri nga shtetet evropiane do të dalë me një kupë të artë në dorë. 26 konkurrentë do të performojnë për të marrë çmimin e madh, por për momentin votat në internet kanë krijuar disa këngë favorite.

Pas dy netëve gjysmëfinaliste, në një sondazh nga Wiwibloggs, për fituesin e Eurovision 2021, kanë votuar gjithsej 22,547 persona, votat e të cilëve janë ndarë si më poshtë.

Përfaqësuesja e Maltës, Destiny, është ajo që ka grumbulluar më shumë pikë deri tani nga votat në internet. Në fakt, prej disa javësh ka qenë e preferuar dhe është klikuar më shumë në internet.

-Advertisement-

Këngëtarja e “Je Me Casse” mori gjithsej 3,535 vota ose 15.68% të të gjitha votave në Wiwibloggs.

Reklamë

Me votat që ka siguruar, ajo bën një diferencë me mbi 750 vota nga kënga që është renditur në vend të dytë.

“Kupa e Argjendtë” shkon për “Måneskin”, përfaqësuesit e Italisë.

“Zitti E Buoni” fituan 2.781 vota ose 12.33% të të gjitha votave. Kampionët e Sanremos mund të mos jenë të parët këtu, por aktualisht janë favoritë për të fituar vendet e para.

Vendi i tretë në podium është Barbara Pravi nga Franca.

“Voilà” grumbulloi 1,621 vota ose 7.19% të të gjitha votave. Ajo është një prej këngëtareve favorite që nga momenti i zgjedhjes si konkurrente në Eurovision, në janar të këtij viti.

Më tej renditja vijon me vendin e 4, Lituania dhe me përfaqësuesin e Zvicrës, Gjon’s Tears, në vendin e 5’të.

Anxhela Peristeri, përfaqësuesja e Shqipërisë, sipas votave, renditet në vend të 16’të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera