Lajme

Kusari: Vendimi për uljen e pagave në sistemin gjyqësor, i tmerrshëm, përpjekje për t’i kontrolluar ata politikisht!

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 24 November 2022

Juristja e së drejtës së medias Flutura Kusari ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për uljen e pagave në sistemin gjyqësor.

Kusari tha se një vendim i tillë është i tmerrshëm dhe përpjekje për të gjunjëzuar gjykatësit dhe prokurorët e për t’i kontrolluar ata politikisht.

Tutje Kusari thotë se ky vendim është demotivues për gjeneratat e reja dhe se rroga 900 euro është tallje dhe nënçmim.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

Vendimi i Kryeministrit për të ulur pagat e sistemit gjyqësor dhe Gjykatës Kushtetuese është vendim i tmerrshëm dhe përpjekje për të gjunjëzuar gjykatësit dhe prokurorët dhe për t’i kontrolluar ata politikisht.

Është sidomos demotivues për gjeneratat e reja të gjyqtarëve të cilët janë fantastikë, me integritet të lartë dhe kanë lënë punë me paga më të mira për të kontribuar. Rroga prej 900 eurosh për një gjykatës është tallje, ofendim, nënçmim.

Të gjithë duhet të mbështesim Këshillin Gjyqësor dhe gjithë të tjerët për të kundërshtuar këtë vendim super skandaloz.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera