Kusari: Ura do të hapet, Qeveria njëzëri me presidenten
Autori: Gazeta inFokus
07:45 | 23 Gusht 2024
Jemi të bindur se ura do të hapet dhe se kjo çështje është e Kosovës”, kështu ka deklaruar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila në RTK.
“…Ka kaluar shumë kohë më parë kur nuk është pjesë e procesit të Berlinit dhe nuk mund të jetë. Natyrisht se në element të vlerësimit të rrethanave të sigurisë, Kosova bashkërendon aktivitetin dhe se policia bashkë edhe me institucionet e tjera të sigurisë, përfshirë edhe KFOR-in do të jetë në koordinim, por nuk është çështje me të cilën mund të diskutohet parimi i hapjes së urës”, ka thënë ajo.
Kusari – Lila ka thënë se eskalimi i situatës nuk ka ndodhur nga vendimet e Qeverisë Kurti por nga grupet kriminale serbe.
Ajo është pyetur për qëndrimet e Presidencës dhe Qeverisë për këtë çështje.
“I keni dëgjuar deklaratat e presidentes, ka qenë shumë e qartë për çështjen e Urës dhe mos përfshirjen e kësaj teme në dialog, ashtu siç në të njëjtin parim është Qeveria. Në aspektin parimor, vlerësues, institucional gjithçka është njëzëri”, ka thënë ajo.
Tutje ka shtuar se për çështje të tjera ka pasur dallime, por që sipas saj, fokusi i dy institucioneve mbetet rritja e mbështetjes ndërkombëtare.
Lila për deklaratat e Hovenier: Kemi dallime, por ka bashkëpunim të vazhdueshëm
Ajo ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili dje ka përsëritur se po përballen me sfida nga ana e Qeverisë, të cilat po ndikojnë “në cilësinë e partneritetit”.
“Ne e dijmë se kemi hasur dallime apo qëndrime të ndryshme në raport me disa lëvizje, në veçanti me katër komunat në veri të vendit. Këto kanë pasur të bëjnë me prezencën e kryetarëve në objektet e komunave, debatin e kohës së fundit në raport me urën; ku vendimet janë bazuar tërësisht në parime, në funksionimin e shtetit demokratik dhe shtrirjen e sovranitetit. Ka pasur dallime nga qëndrimet e QUINT-i dhe ambasadorët e shteteve tjera, por që ka pasur bashkëpunim dhe bashkërendim të vazhdueshëm”, ka thënë Kusari – Lila.
Ajo e ka realizuar intervistën me RTK-në përmes një lidhje direkte nga Çikago teksa ishte në punimet e Konventës Demokrate dhe komentoi ftesën për pjesëmarrje të kryeministrit Kurti nga Instituti Kombëtar Demokratik.
“Kryeministri ka pasur ftesë nga Instituti Kombëtar Demokratik, njëjtë siç kemi pasur ne përfaqësuesit politik. Gjithashtu ngjarjet në Çikago lidhen me mbarëvbajtjen e Konventës, nominimin zyrtar të kandidatëve demokrat për president dhe zëvendëspresident të Amerikës. Në margjina nuk mund të themi se kryeministri është takuar vetëm me disa senatorë dhe kongresmenë, për arsye se janë përfaqësues zyrtar të Dhomave ligjvënëse të Amerikës. Kaq ka pasur hapësirën kohore. Kryeministri mbrëmë është nisur për Kosovë dhe në aspektin e prezantimit politik mendoj se ka qenë tepër e rëndësishme të jetë këtu”, ka thënë ajo për RTK-në.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
































