Lajme

Kusari-Time Kadrija: E keni prit 7 orë Listën Serbe me ardh prej Beogradit për me e ba Ramush Haradinaj Kryeministër, e kjo s’ka ndodh me kryeministrin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 10 October 2024

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila, i është kundërpërgjigjur Shefit të Gp-së të PDK-së, Abelard Tahirit në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për kohën e shtattorit 2017 kur Ramush Haradinaj ishte zgjedhur kryeministër.

Ky diskutim është duke u bërë pas  publikimeve të bisedimeve të Kusarit-Lila me Milan Radoiqicin e ku dëgjohen qe edhe janë marrë vesh për votime në pagën minimale në Kosovës.

-Advertisement-

Në kundërpërgjigjen e saj Kusari-Lila tha se kjo është për keqardhje që në Kuvendin e Kosovës të dëgjosh shpifje e fabrikim për nxitje e cytje të urrejtjes.

“Për keqardhje është te dëgjosh në Kuvendin e Kosovës vetëm shpifje, fabrikim por gjithashtu edhe nxitje e cytje per urrejtje edhe linqim tash ajo qka une dua te them ketu duhet te jene nje ose dy argumente kryesore te cilat grupi parlamentar i PDS-së i ka ne kete hall per kete debat, e para eshte Abelard se ne asnje form nuk po mundeni me i pasqyru bashkëpunimin qe e keni pas ju me listen serbe e me i barazu prandaj po duhet me shku me shpifje e me falsifikime kjo është e para. Ndërsa e dyta ka te beje me faktin qe aq shume po ju pengojnë qe sjan ketu prezentë 28 muaj me qeverinë kurtin e me kete pozit Lista Serbe nuk eshte ne Kuvend kuvendi po funksionon  ndërsa ju ne pamundësi me i pas ata per me ju ndihmu duhet me fabriku edhe qka boni i thirrni bashkëpunëtoret bashkëpronarët e Milan Radoiqiqit e te tjerëve per me i fabriku materiale qe duhet me i publiku e disi me i sjell ata ketu a e dini ju qe Slavko Simiq prej kohës prej qershorit 2022 nuk është ul ne këto ulse a e dini ju qe Milan Radoiqi me qeverinë Kurti është i përndjekur, i përndjekur prej INTERPOL-it prej Kosovës edhe natyrisht as edhe nje shans nuk ka me u kthy ne Kosove vetëm duarlidhur”, ka deklaruar shefja e grupit parlamentar të VV-së.

E po ashtu në këtë seancë të Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte pritur në Kuvend 7 orë Listën Serbe për të u bërë Ramush Haradinaj kryeministër.

“Tash kur po folni per këto bashkëpunime po du me jua rikujtu memorien pak. Time Kadrija pjesa e qeverise e cila ke qene ti ka qëndru këtu ne Kuvend 7 ore e ka prit Listën Serbe me ardh prej Beogradit me ti jep votat qe Ramush Haradinaj me ardh kryeministër at kujtohet se ke votu ne orët e vona  shtator te vitit 2017 për ,me ardh Vuqiqi me ta leju Ramushin me u ba kryeministër e kjo s’ka ndodh me kryeministrin Kurti po me vjen shume keq, e kjo qka ka dal dje është fabrikim i plote”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërkaq pikat e rendit të ditës në këtë seancë të Kuvendit të Kosovës janë paraparë që të votohen disa marrëveshje ndërkombëtare, por që kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i ka dhënë leje vetëm shefave të Grupeve Parlamentare që të diskutojnë për ngjarjet e fundit me inqizimet e bisedimeve të Mimoza Kusari Lilës me Milan Rdoqiqin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera