Lajme

Kusari: Sot ka filluar tentim shkatërrimi i bordit të RTK-së nga ana e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 25 July 2022

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka thënë se sot ka filluar tentim shkatërrimi i bordit të RTK-së nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kusari ka theksuar se procesi i intervistimit të kandidatëve për anëtar të bordit të RTK-së ka qenë joprofesional dhe jotransparent sipas saj, njofton Klankosova.tv.

“Sot ka filluar tentim shkatërrimi i bordit të RTK-së nga ana e VV-së. Sot kam monitoru intervistimin e kandidatëve për anëtar të bordit të RTK-së (plotësim i bordit)”, ka shkruar Kusari.

-Advertisement-

“Procesi ka qenë jashtëzakonisht joprofesional (nga ana e deputetëve të shumicës) dhe jotransparent. Nivel i thellë i regresit në transprencë dhe organizim krahasuar me procesin e parë për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së në nëntor të vitit të kaluar, i cili ishte organizuar në mënyrë fantastike”, shtoi ajo.

Ajo shtoi se poentimi i kandidatëvë është bërë në mënyrë jotransparante.

“Poentimi i kandidatëve është bërë në mënyrë jotransparente dhe absolutisht jomeritore. Absolutisht jomeritore.Po ashtu, intervistimi është bërë duke shkelur praktikën e britanikëve, meqë kandidatëve u janë bërë pyetje të ndryshme, metodë kjo që nuk lejon vlerësim objektiv dhe profesional dhe bëhet me agjendë të caktuar politike. Agjendë kjo që u dëshmua”.

“Është e papranueshme që në njërën anë të bëhet ftesë për aplikime në rekrutime publike duke premtuar meritokraci dhe duke ftuar profesionistë që të aplikojnë e në anën tjetër të montohen procese në të cilat kandidatët nuk vlerësohen në baza meritore”.

Kusari përmendi edhe deputetët që, sipas saj janë përgjegjës.

“Vetëm VV-ja ka aftësi që me e shkatërru punën e saj të mirë që e ka bo me RTK-në deri më tani. Ky zhvillim do të pasqyrohet në detaje në të gjitha vlerësimet ndërkombëtare. Deputetet përgjegjës janë: Fitim Hajrizi (kryetar i komisionit ad hoc), Arbëreshë Kryeziu, Njazi Isaku, Ergjan Galushi, Besim Muzaqi”.

“Vendim i drejtë i deputetes së AAK-së Albana Bytyqi dhe deputetit të LDK-së Agim Veliu që kanë paralajmëruar që nuk do ta nënshkruajnë procesverbalin”.

“Procesi duhet të përsëritet nëse VV nuk dëshiron që ta shkatërrojë punën e mrekullueshme që ka bo deri më tani me RTK”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera