Lajme

Kusari: Neve na është konfirmuar nga zyrtarë të lartë se Thaçi po negocion për shkëmbim të kufijve

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 03 June 2020

Deputetja e grupit të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se VV’së u është konfirmuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po negocion për ndryshim të kufijve të Kosovës me Serbinë nga zyrtarë të lartë të BE’së dhe administratës amerikane.

‘’Ne nuk e kemi shpikur idenë se Thaçi po negocion për ndryshim të kufijve.’’, thotë ajo.

‘’Neve na është konfirmuar se Thaci po negocion për shkëmbim të kufijve’’, shton ajo.

‘’Këtë e kemi të konfirmuar nga zyrtarë të lartë europianë dhe amerikanë. Këta janë zyrtarë të lartë dhe ne do t’i përmendim me kohë kur të është e nevojshme. Na kanë thënë se është duke u negociuar për ndryshim të kufijve. Po negociohet për disa fshatra të Preshevës. Jo qytetin. As Medvegjën. Na është thënë se me këtë marrëveshje ju po fitoni dhe nuk do të jeni izoluar më.’’, tregon Kusari-Lila.

Të tjera