Lajme

Kusari-Lila: Vladimir Putin sot sikur Sllobodan Millosheviq dikur

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 03 March 2022

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës e ku po diskutohet për “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se bilanci i luftës në Ukrainë është i dhimbshëm, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo tha se Rusia në Ukrainë nuk ka kursyer as spitalet e kopshtet e fëmijëve.

-Advertisement-

“Sot kur kemi hyrë në ditën e tetë të agresionit rus ndaj Ukrainës sipas Shërbimit të Emergjencës të këtij vendi, bilanci i luftës tregon për mbi 2 mijë civilë të vrarë, dy mijë refugjatë, goditje dhe shkatërrime të spitaleve, kopshteve të fëmijëve dhe shtëpi rezidenciale. Raketat goditen edhe spitalet për lindje, memorialin përkujtimor të Holokaustit, kullën televizive në Kiev dhe shumë institucione dhe objekte të tjera qeveritare”, deklaroi Kusari-Lila.

Pamjet e luftës nga Ukraina, Kusari-Lila i ka krahasuar me ato të Kosovës në luftën e fundit.

E presidentin rus Vladimir Putin ajo e ka krahasuar me liderin e Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.

“Pamjet e luftës nuk janë diçka e panjohur për ne dhe për shtete e tjera në Ballkan. Skenari i agresionit rus ndaj Ukrainës sot ka të njëjtën dramë sikur skenari i gjenocidit të Millosheviqit në Ballkan. Vladimir Putin sot sikur dikur Sllobodan Millosheviq përdor çdo lloj propagande dhe gënjeshtre për ta arsyetuar agresionin e vet”, tha ajo./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera