Kusari-Lila: Vetëmenaxhimi nuk është autonomi territoriale

Autori: Gazeta inFokus
20:21 | 23 March 2023
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, është deklaruar në lidhje me marrëveshjen e Ohirt të mbajtur më 18 mars.
Kusari-Lila foli për “vetëmenaxhimin” duke u shprehur se kjo nuk nënkupton autonomi territoriale, përcjell Reporteri.net.
“Po flasim për marrëveshje të njëjta, por gjithashtu që tashmë zbatimi i tyre i mëtutjeshëm po shtohet në parime të cilat Kosova aspiron apo synon”, tha Kusari-Lila në Klan Kosova.
Kusari ndër të tjera tha se të drejtat e komuniteteve sipas parimeve të Këshillit të Evropës nuk trajtohen vetëm në bazë të etnisë por në bazë të së drejtave universale.
”Psh në pikën e ndjeshme, atë të vetëmenaxhimit, i cili i referohet pastaj edhe parimeve të Këshillit të Evropës, aty ku ne kemi aplikuar për të qenë vend anëtar, të drejtat e komuniteteve, nuk trajtohen në bazë vetëm të etnisë, por të së drejtës univerzale apo në bazë të të drejtave të qytetarit”, shtoi ajo.
Sipas saj këto elemente të reja do paraqiten si siguresa që të ketë një funksionim të mirëfilltë të shtetit dhe të respektimit të të drejtave të komuniteteve.
”Këto janë elemente të reja, apo komponentet e reja që në fakt do paraqiten si siguresa të funksionimit të mirëfilltë të shtetit dhe të respektimit të të drejtave të komuniteteve pa dallim”.
Ndër të tjera ajo tha se fokusi është te komuniteti serb .
”Fokusi është tek komuniteti serb, për faktin e historisë tonë gjatë viteve ’90-ta më dhe pastaj vitin ’99-të, por që në parimin e zbatimit të kërkesave të cilat tashmë janë edhe në pjesë e legjislacionit të kushtetutës, një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ato duhet të komponohen nga legjislacioni ekzistues”, tha Kusari-Lila.

Të tjera
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në rend të ditës
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është l...
-
Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet...
-
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një oficer egjiptian i sigurisë gjat...
-
Parashikimi i motit për të dielën e 4 qershorit
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me die...
-
Anulohen zgjedhjet për këshillin lokal në Besi, banorët përleshen mes vete
Të premten është anuluar procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarësis...
-
Kërcënohet deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ...
-
Kurti: 5 persona janë arrestuar dhe 28 të tjerë janë identifikuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ata që ushtruan dhunë dhe...
-
Chollet bisedon me Vuçiqin: E inkurajova që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Ngjarje e rëndë, një 24-vjeçar mbyt nënën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, mbrëmjen e së shtunës, ku një 2...
-
Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj
Sa herë që ndodhin incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në v...
-
Shkon në 288 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Indi
Të paktën 288 persona mbetën të vdekur nga aksidentimi i dy trena...
-
Kryetari i Shoqatës “Vatra”: Kosova t’i zbatojë kërkesat e Uashingtonit, duhet të ndodhë edhe Asociacioni
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Shoqatës Vatra, Elmi Beris...