Lajme

Kusari-Lila vendos synimet afatgjata për Alternativën: Do të zgjerojmë rrjetëzimin me partitë simotra në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 26 March 2022

Mimoza Kusari-Lila është rizgjedhur kryetare e partisë Alternativa, në Kuvendin e dytë zgjedhor qendror të subjektit, që është mbajtur sot.

Kusari-Lila ka thënë se me marrjen e mandatit të dytë, synim u vendos zgjerimi i rrjetëzimit me partitë liberale simotra nga rajoni dhe Evropa. Ajo ka thënë se objektiva programore të Alternativës mbeten barazia shoqërore, zhvillimi i qëndrueshëm e mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit.

“Përveç se privilegj dhe nder, marrja edhe një mandati në krye të Alternativës, është përgjegjësi dhe obligim për mua dhe 41 bashkëpunëtorët e zgjedhur në Këshillin e Përgjithshëm.  Zgjerimi i rrjetëzimit me partitë liberale si motra nga rajoni dhe Evropa u vendos si synim i ynë i përbashkët, i bashkërenduar me objektivat programore: barazi në shoqëri, zhvillim të qëndrueshëm e mbrojtje dhe përmirësim të mjedisit”, ka shkruar Kusari-Lila në faqen e saj në Facebook.

-Advertisement-

Përndryshe, Alternativa nuk ka garuar në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, pasi ka hyrë në Listën e VV-së. Partia ishte themeluar nga Kusari-Lila dhe Ilir Deda, por ky i fundit kishte dhënë dorëheqje pasi që partia ishte orientuar drejt një bashkëpunimi me VV-në e Kurtit, prej ku po ashtu kishte dhënë dorëheqje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera