Lajme

Kusari-Lila: Valdete Daka duhet të ketë përgjegjësi kur flet

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 26 January 2021

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj fyerjeve e ofendimeve që i është bërë kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

E ftuar në emisionin ‘Pressing’, Kusari-Lila tha se nuk pajtohet me asnjë gjuhë që e ofendon Valdete Dakën e asnjë grua tjetër pa marrë parasysh dallimeve politike.

“Nuk pajtohem me asnjë gjuhë që e ofendon as zonjën Daka e asnjë gruaja pa marrë parasysh dallimeve poltike ose mospajtimeve për vendimet që i marrim. Në këtë rast të karakterizohet për shkak të gjinisë e etinsë janë të papranueshme”, tha Mimoza Kusari-Lila.

-Advertisement-

Ajo thotë se komentet ndaj Valdete Dakës kanë qenë të tepërta.

Unë atë ditë kur i kam dëgju disa prej komenteve edhe prej figurave edhe të VV-së, e kom pas at ndjenjën që ndoshta në këtë pikë këto janë të tepërta. Për arsye se duhet me pas dëgjimin se cka po ndodh me vendimmarrjen”, tha ajo.

Sipas saj, edhe Valdete Daka duhet të ketë përgjegjësi për fjalën publike.

“E kom përcjell deri në një masë jo të tërën, por dëgjimin që ka ndodh në KQZ. Tash këtu për të gjithë, edhe për zonjën Daka duhet më thonë që kur je në një takim i cili transmetohet live, për përgjegjësitë të cilat i ke duhet me pas përgjegjësi për fjalën publike. Për shembull kur e ka thënë se: Na lodhët me popullin…në një takim me KQZ, kur flitet për të drejtën me votu..”, tha Kusari-Lila.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera