Lajme

Kusari-Lila tregon se kur do të thirret seanca për votimin e Vjosa Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 01 April 2021

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se java e ardhshme do ta definojë qartë çështjen e Presidentit të vendit.

“Java e ardhshme do të jetë vendimtare për çështjen e Presidentit, pra, java e ardhshme do ta definojë qartë ditën dhe datën e seancës për zgjedhjen e presidentit. Nuk e përjashtojmë mundësinë që kjo seancë të thirret për javën e ardhshme”, ka thënë Kusari-Lila për Klankosova.tv.

Kujtojmë se nesër do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës për funksionalizimin e komisioneve parlamentare.

-Advertisement-

Lidhja Demokratike e Kosovës të martën ka konfirmuar pjesëmarrjen në seancën për zgjedhjen e presidentit, kurse dy prej partive tjera opozitare LDK dhe AAK kanë potencuar se nuk do ta mbështesin kandidaten e LVV-së për presidente.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera