Lajme

Kusari-Lila tregon se a do t’ia marrë Kurti terminalin djalit të Isa Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 04 December 2019

Mimoza Kusari Lila nga Alternativa e cila në zgjedhjet e 6 tetorit garoi në listën e VV-së për deputete ka thënë se Albin Kurti do t’i kthejë terminalet doganore të privatizuara, shkruan gazeta inFokus.

Në pyetjen se nëse Albin Kurti do t’i marrë terminalin djalit të Isa Mustafës ajo ka thënë se ka me u ardhë fundi të gjithë transformimeve enorme që u kanë ndodh njerëzve dukë përfituar jashtëligjshëm.

‘’Të gjithëve, përfshirë LDK’në dhe VV’në. Unë po besoj që Isa Mustafa është pajtu që po hyjmë bashkë në një etapë të re dhe kjo ka  me pasu me ndryshimet tek njerëzit, që kanë emra dhe mbiemra. Ka me i ardhë fundi transformimeve enorme që u kanë  ndodh njerëzve duke përfituar jashtëligjshëm’’, ka thënë ajo në Debat Plus./Gazeta inFokus/

 

Të tjera