Kusari-Lila tha se zyrtarët e MINT-it u arrestuan “në mënyrë spektakulare”, Tahiri: Presioni politik mbi prokurorinë
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 21 September 2023
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e Kuvendit të enjten derisa ka kundërshtuar themelimin e Komisionit Parlamentar Hetimor për rezervat shtetërore, ka thënë se Prokuroria Speciale për këtë çështje ka arrestuar “në mënyrë spektakulare” dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe një subjekt afarist.
E ndaj këtij deklarimi ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, duke e cilësuar si “presion politik mbi prokurorinë”.
“Kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore e kemi nisur me qëllimin e vetëm për të parë më në detaje se cila ka qenë procedura për furnizimin dhe menaxhimin e rezervave shtetërore”, ka thënë Tahiri.
“Ne si grup parlamentar mendojmë se themelimi i këtij komisioni parlamentar është i drejt. Mimoza Kusari-Lila duhet ta dijë se pushtetet janë të ndara. Në momentin kur një shefe e grupit parlamentar thotë se prokuroria ka bërë spektakël, në fakt këtu është presioni politik mbi prokurorinë. Ku e di ajo se me cfarë spektakti ka shkuar prokuroria? Këtu politika ndërhyn në sistemin e drejtësisë”.
“E dyta, nëse pushtetet janë të ndara atëherë ne si Kuvend po duam ta trajtojmë edhe aspektin politik edhe aspektin ku gjyqësori nuk mund të shkojë. Ne po dojmë me pa këtë mega-skandal të një mashtrimi të madh me e pa në perspektivën politike. Se ju keni ardh në pushtet duke thënë se do të ndalet korrupsioni dhe keni folur se si ne i kemi shpenzuar rezervat shtetërore e kurrë nuk jeni ndalë. Tash ne duam të shohim se si i keni menaxhuar ju”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...